Showing posts with label lajme. Show all posts
Showing posts with label lajme. Show all posts

05 October 2017

Përfundon ndërhyrja te HAMAMI i Gjirokastrës,nje restaurim i domosdoshem

Përfundon ndërhyrja te HAMAMI i Gjirokastrës,nje restaurim i domosdoshem. 

Kompleksi ndërtimor në Lagjen Meçite, është një nga vlerat tradicionale të ndërtuara në qytetin e Gjirokastrës në shekullin e XVI që ka mundur të trashëgohet deri në ditët e sotme.    Ai përfshin rënojat e një xhamije,7 kroje dhe një hamam  të cilat japin  dëshmi të teknikave të larta, arkitekturës dhe vlerave kulturore të kohës. Arif Huso që drejton mjeshtrat në punën mbi cati thotë për Zërin e Amerikës se ndërhyrjet janë mjaft të rëndësishme për ta mbrojtur këtë monument.


Bashkia Gjirokastër dhe Bashkia e Maçeratës, Itali, firmosin Paktin e Miqësisë

Bashkia Gjirokastër dhe Bashkia e Maçeratës, Itali, firmosin Paktin e Miqësisë, si një hap i parë drejt binjakëzimit.
Në vijim të bashkëpunimit, një delegacion i kësaj bashkie, i drejtuar nga kryebashkiaku z. Romano Carancini janë për një vizitë zyrtare në Gjirokastër.

04 October 2017

Turizmi natyror në jug të Shqipërisë

01 October 2017

Rikthehet Argjiro fest


Qendra e Trashegimise promovon Dokumentarin "Sfidat e Moratoriumeve"



Pjesa e pare
Qarku i Gjirokastres  dhe pasurite natyrore 

Qarku i Gjirokastres  qe perfshin edhe Tepelenen dhe Permetin numeron 150 monumenteve natyrore të gjallë dhe jo të gjallë. Rreth 4200 ha  e sipërfaqes gëzon statusin si Park Kombëtar, 7060 ha gëzon statusin si rezervat shkencor dhe  13500 ha janë zonë peisazhore e mbrojtur. Pyjet dhe kullotat, të kombinuara së bashku mbulojnë 64% të tokës në kete qark. Kullotat janë të paçmueshme si një burim ushqimi për blegtorinë dhe gjithashtu për rreth 120 llojet e bimëve medicinale të qarkut. Shumica e zonës pyjore gjendet në bashkinë e Përmetit, që përmban edhe pjesën më të madhe të pyjeve malore  ndjekur nga Bashkia e Gjirokastrës. Varietetet e faunës në Gjirokastër janë po aq të shumta sa edhe ekzotike. Pothuajse gjysma e gjitarëve mund të gjenden në rajon (31 nga 65), si dhe një numër i llojeve të lakuriqëve të natës që strehohen në shpella. Për sa i përket zogjve, 93 nga 320 specje që ka vendi, dihet se banojnë në qark. Lugina e lumit Drinos dhe lumi Vjosës veprojnë si një rrugë e rëndësishme migrimi, veçanërisht për specjet globalisht të kërcënuara të quajtura Sokoli i kuqërrëmtë. Ky qark strehon gjithashtu 18 nga 37 specjet e zvarranikëve të Shqipërisë, dhe 10 nga 15 specje të amfibëve të vendit.  Para vitit 1990, gjuetia ishte rreptësisht e kontrolluar dhe e rrallë. Vetëm personat që i përkisnin shoqatës shtetërore të gjahut ishin të lejuar të mbanin armë. Pas vitin 1990, gjuetia ilegale ka qenë plotësisht e pakontrolluar, duke pakësuar dhjetë herë numrin e kafshëve të egra. 

Pjesa e dyte
Natyra si mundesi per turizmin dhe ekonomine e banoreve.

 Burimet e rajonit tonë plotësojnë kushtet për zhvillimin e të gjitha formave të turizmit të gjelbër si: 

   Zhvillimi i turizmit alpin;
_ Zhvillimi i turizmit lumor sportive;
_ Zhvillimi i turizmit eksplorues.

Terreni malor i Qarkut të Gjirokastrës dhe sidomos i kanioneve të malit të Nemëçkes mbi fshatin Kaludh nga ana e Përmetit, e kanioneve të luginës së Bençës, krijojnë mundësira jo vetëm për turizmin alpin, por edhe të mundësive të organizimit të kampionateve të alpinizmit. Sistemi specific i lumit të Vjosës me investime jo shumë të mëdha krijon mundësi të plota për zhvillimin e turizmit lumor sportiv. Shpellat e shumta me stalagmite dhe stalaktite në Progonat dhe Nivicë të Kurveleshit, shumica të paeksploruara krijojnë mundësinë e organizimit të turizmit eksplorus. Zhvillimin eturizmit të gjelbër e stimulojnë edhe ekzistenca e një sërë monumentesh natyrorë, që natyra ia ka falur Qarkut të Gjirokastrës si:  Pejsazhi turistik i Ujit të Ftohtë të Tepelenës, Pejsazhi turistik i liqenit artificial të Viroit; Parku natyror kombëtar i Hotovës në rrethin e Përmetit; Pylli me bredha i Sotirës dhe peisazhi turistik i këtij fshati. Po kështu fusha e Çajupit, Llufa e Nivicës në Kurvelesh dhe ujrat termale të Bënjës në rrethin ePërmetit, për aftësitë e mëdha kurative që ato mbartin mund të bëhen vatra të rëndësishme për tërheqjen e turistëve.  Dy lumenjtë kryesorë që përshkojnë qarkun, ai i Drinos dhe Vjosës krijojnë përveç resurseve ekonomike në drejtim të shfrytëzimit të energjisë së ujrave të tyre e kultivimit të peshkut edhe mundësi për zona plazhistike që në njëfarë mase shfrytëzohen që tani. Të gjykuara nga këndvështrimi i përdorimit të tyre për qëllime turistike ato përbëjnë një burim të konsiderueshëm të ardhurash ekonomike për rajonin. Për këtë arsye dhe derisa të krijohet infrastruktura e nevojshme për zhvillimin e turizmit në zonë, detyrë imediate është evidentimi dhe ruajtja e tyre.

Pjesa e trete
Sfida e moratoriumeve
Në shkurt të vitit  2016  hyri në fuqi një moratorium 10-vjeçar i pyjeve,  i cili nuk  lejon më  veprimtari të shfrytëzimit të lëndës drusore në fondin pyjor publik dhe privat  si  dhe  ndalon  eksportin  e lëndës së drurit të papërpunuar, lëndës së ndërtimit, drurëve të zjarrit si dhe  qymyrit të drurit. Moratoriumi verdhi  në një kohë kur  pjesa më e madhe e pyjeve i  kaluan njësive të qeverisjes vendore te cilat janë krejtësisht të  papërgatitura të menaxhojnë këtë sektor  dhe problematikat komplekse të tij. Strukturat e reja që u miratuan  nga Bashkitë e reja janë tejet të cunguara në raport me nevojat e këtij shërbimi, i numërojnë me gishta specialistët e pyjeve dhe pjesa dërrmuese e specialisteve janë jashtë profilit. Krahas burimeve njerëzore një problem kompleks mbartet me bazën dokumentare e cila është ende e “dyllosur’ në godinat e Shërbimeve Pyjore kur  duhet t`i kishte kaluar bashkive.
Pyjet jane ne veshtiresi te medha tha gjaje nje takimi me koleget kristo kauri nje inxhinier i   vjeter pyjesh.

Ndersa Kleanthi Mandi ,një inxhinier i vjetër i pyjeve ka bërë një përllogaritje të numrit të specialisëtve që duhet të ketë në Qarkun e Gjirokastrës bazuar në Ligjin e ri për pyjet. Ky Ligji i përcakton kriteret teknike për rekrutimin e nëpunësve, në funksion të sipërfaqes. Kështu një nëpunës për 750 – 1000 ha  për pyjet e lartë; një nëpunës për 1500 – 2500 ha për pyjet e ulët dhe shkurret dhe një nëpunës për 4000 – 6000 ha, për kullota dhe livadhet. Sipas zotit Mandi në Qarkun e Gjirokastrës që përfshin 265 fshatra me 159,500 banorë  nevojiten për rreth 161.013 ha pyje plot 49 specialistë.Bashkia e Gjirokastrës dhe Dropullit do të duhet të kenë mbi bazë të sipërfaqeve pyjore  nga 8 specialistë,  ndërsa Bashkia e Tepelenës do të duhet të ketë 11 specialistë.  Zoti mandi thotë se moratoriumet po monitorohen në disa zona fale bashkepunimit te shoqerise civile.

Ndersa kole malaj iShoqata Kombëtare e  Specialistëve  të Pyjeve thote se dy moratoriumet ai i pyjeve dhe gjuetise paraqesin nje fare kapitullimi para mireadministrimtit te ketyre pasurive.. Raif Poda  qe merreth prej gati 15 vitesh me sigurimin e druve te zjarrit thote se furnizimi banoreve behet gjithnje e me i veshtire. Ai thote se rreth 80% e banoreve ne zonat rurale ngrohen me dru zjarri dhe per cdo familje duhen rreth 10 meter kub dru zjarri  ku per nje prej tyre kushton rreth 4 mije leke.

Disa programe po mbeshtesin zbatimin e moratoriumeve dhe qeverisjen vendore . Janaq Male, Drejtor Egzekutiv, Organizata Ndërkombëtare CNVP, Shqipëri thote se eshte mjaft i rendesishem bashkerendimi aktiviteteve per zbatimin me sukes te moratoriumeve.
Kreytari i shoqates e gjuetareve Stefan Qurku thote se ne qarkun e Gjriokastres zbatimi i ketij moratoriumi ka deshtuar.


Disa dukuri shoqeruan hryjen ne fuqi te moratoriumit ne Luginen e  Drinos ku u pane me shume lloje zogjsh dhe sidomos koloni te skifterit ketarverdhe por edhe nje cift lejlekesh qe ngriten folene e tyre pas disa vitesh mungese.
 Vezhguesi i zogjeve Mirian Topi thote se keto dukuri menritojne vemendje me te madhe per mbrojtjen e disa specieve ne rrezik.

Pjesa e katert
Zjarret ne pyje me deme te medha -nje sfide e re

Repartet e shuarjes së zjarreve  përballuan   Shqipëri një situatë jo të zakontë prej renei se zjarreve. Vetëm  Qarkun e Gjirokastrës janë shënuar rreth 100 vatra zjarri ku  mjaft zona janë rrezikuar shtëpi të banuara dhe janë djegur mbi 600 ha pyje, kullota dhe shkurre. Vetëm dy persona nga rreth 30 të shoqëruar janë arrestuar nga policia, ndërsa pjesa më e madhe e zjarreve vlerësohen si të qëllimshëm. Ajo që e bën më të vështirë situatën  terren është mungesa e mjeteve zjarrfikëse. Autoritetet përdorën elikopterë dhe kërkuan ndimën  edhe nga Greqia për rreth 50 vatra zjarri që janë shënuar tre javët e fundit  këtë qark.Strukturat shtetërore shqiptare janë vë  kritika për menaxhimin e zjarreve ndërsa qeveritë gjatë këtyre viteve gjithnjë e më shumë po akuzohen se nuk po i kushtojnë rëndësi investimeve prioritare  sektorë të rëndësishëm të mbrojtjes civile nga zjarret dhe përmbytjet."Veprojmë  terren ndaj zjarreve me disa makina shumë të vjetra të viteve 70 - të, të  shekullit të kaluar", tha  një takim  Shefi i Repartit të Emergjencave në Gjirokastër Kujtim Bizhga. Edhe Nënprefekti i Tepelenës Avni Lalaj tha se i vetmi automjet zjarrfikës  këtë rreth i përket viteve shtatëdhjetë ndërkohë që pak javë më parë kurora e gjelbërt e qytetit dhe ekonomi drufrutore të banorëve u shkrumbuan.

Mosndëshikimi për zjarret nxit djegiet e qëllimshme

Specialistët e pyjeve flasin me shqetësim për nivelet e ulta të ndëshkimeve nga organet e drejtësisë të cilat kanë nxitur zjarrvëniet e qëllimshme. Në Shqipëri ka një “traditë të keqe “të barinjve që djegin kullotat me pretendimin për ripërtëritjen e tyre me shirat e parë të vjeshtës. Në mjaft raste këto zjarre të qëllimshme dalin jashtë kontrollit dhe nga sipërfaqet kullosore prekin sipërfaqe të mëdha pyjore. Barinjtë shihen si zjarrëvënësit kryesorë dhë ndonëse shërbimet pyjore marrin prej tyre deklarata të përvitshme për mospërsëritje kontratash në raste zjarresh në sipërfaqet që ata kanë me qera, asnjë prej tyre nuk penalizohet edhe nga ana administrative. Sipas Raporteve të Emergjencave Civile rreth 30 % e zjarreve në Shqipëri ndodhin në pyje duke sjellë dëmtime të sipërfaqeve që kanë pasur pasoja edhe nga prerjet e paligjshme. Kryetari i organizatës jo qeveritare Federata e Pyjeve në Gjirokastër Kleanthi Mandi tha se masat ligjore duhet të jenë më të ashpra. Sipas inxhinierit pyjor dëmi ekonomik nga zjarret është kolosal për pyjet të cilat kanë pësuar vitet e fundit pasoja të mëdha nga prerjet e pakontrolluara dhe keqmenaxhimi. Vetëm në qytetin e Tepelenës zjarri dogji rreth 17 ha të kurorës së gjelbër duke dëmtuar edhe pisha shumëvjeçare, dhjetëra pemë ulliri, ekonomi të bletëve dhe pasuri të tjera të qytetarëve. Ndërsa dëmi vetëm nga kjo vatër zjarri llogaritet në miliona euro ende po hetohet mbi personat përgjegjës dhe nuk ka asnje te arrestuar. Drejtoi i Institutit  te Natyres Nihat Dragoti thote se menaxhimi i zjarreve kerkon bashkerendimin e shume aktoreve.

Ndersa inxhineiri i pyjeve i Shoqatës Kombëtare të Parqeve të Shqipërisë, Abdul Çuçaj thote se zjarret e qellimshme duhen frenuar duke rritur ndeshkimet.

Pjesa e peste
Krimi mjedisor mbetet pak i ndëshkuar në Shqipëri

Në 2016 u shënuan 16 procedime për zjarret, por vetëm një i dënuar
Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me zjarr dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet, sipas Kodit Penal në Shqipëri. Ndërkohë nëse nga vepra penale janë shkaktuar pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet. Por dënimet për zjarrvëniet në Shqipëri numërohen me gishta, ndonëse vendi, sidomos në sezonin e verës, përfshihet nga qindra zjarre që në pjesën dërmuese janë të qëllimshme dhe më dëme të mëdha materiale. Vetëm në Qarkun e Gjirokastrës në harkun e gati një muaji janë shënuar këtë vit mbi 30 zjarre, ndërsa këto ditë në Shqipëri shënohen 10-20 vatra zjarri çdo ditë. Të dhënat e Prokurorisë së Përgjithshme flasin se gjatë vitit 2016 në shkallë vendi u regjistruan 16 procedime penale ne katër persona të pandehur. Por sipas Raportit të Prokurorit të Përgjithshëm të vitit 2016 vetëm një çështje iu dërgua gjykatës dhe vetëm një person rezultoi i dënuar. Numri i procedimeve ra krahasuar me vitin 2015 kur u shënuan 27 raste për zjarrvënie të qëllimshme, por nga të cilat nuk u dërgua asnjë në gjykatë dhe nuk pati asnjë person të dënuar.


02 May 2017

DISA KONSIDERATA PËR MARRËDHËNIET E NJERIUT ME MJEDISIN DHE MBROJTJEN E TIJ

DISA KONSIDERATA PËR MARRËDHËNIET E NJERIUT ME MJEDISIN DHE MBROJTJEN E TIJ

Nga Besnik Ismailati

Qëndrimi i njeriut në lidhje me mjedisin ka ndryshuar në mënyrë dramatike në shekullin e njëzetë. Gjatë kësaj periudhe kanë lindur edhe mjaft lëvizje apo zhvillime ekologjike që kanë fituar me shpejtësi një vend kryesor në skenën politike dhe shoqërore të vendeve më të zhvilluara të Botës.
Por pavarësisht nga puna e përgjithshme e bërë për ndërgjegjësimin mjedisor, akoma edhe sot e kësaj dite në asnjë vend të Botës, ambientalistët nuk kanë arritur dot që të krijojnë qoftë edhe një grupim të vogël të popullsisë që të merret me problemet e mbrojtjes së ambientit, pavarësisht se kanë krijuar kushtet e një kulture të përgjithshme të kësaj fushe , pasi ata akoma nuk ia kanë dalë dot që të bindin masat e gjera popullore për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.Pra vetëm ky fakt tregon se gjatë këtij shekulli në punën e ambientalistëve janë bërë edhe shumë gabime.
Në thelb katër janë gabimet kryesore në politikat mjedisore të shekullit të njëzetë:
1.Mirësia e përgjithshme e natyrës. Shpesh herë ne diskutojmë dhe e mohojmë rolin e natyrës në plakjen dhe vdekjen e njeriut, por duhet të dimë se jo çdo gjë që është e natyrshme është e mirë dhe bën mire për jetën dhe shëndetin e gjallesave, përfshi edhe njeriun.
2.Mbrojtja me këmbëngulje dhe me çdo formë e jetës, e cila shpesh herë bëhet shkak i patosensibilitetit.
3.Vizioni katastrofik i ndotjes së mjedisit.
4.Mbrojtja e fondeve simbol mjedisore që ndodhen shumë larg nga realiteti e përbashkët (p.sh. pyjet e Amazonës, etj.).
Cili person quhet ambientalist?
Kjo pyetje nuk mund të japë një përgjigje të saktë dhe të përgjithshme, për shkak se brenda profesionit të një ambientalisti bashkëjetojnë dhe mbarten ide e koncepte të ndryshme. P. sh. ata ambientalistë që pohojnë mirësinë absolute të natyrës , bëjnë pjesë në grupin e sempliçistëve (ambientalistët e thjeshtë), ndërsa ata që e orientojnë ambientalizmin e tyre në mbrojtjen e të gjitha formave të jetës shtazore, bëjnë pjesë në grupin e ambientalistëve patosensibël. Grupi që është i orientuar në mbrojtjen e fondeve apo "simboleve " të tilla si p.sh. pyjet e Amazonës, një park apo një specie të vetme të kafshëve, bëjnë pjesë në grupin e ambientalistëve romantikë, ndërsa grupi që është i tmerruar nga ndotja e ambientit ,bën pjesë në grupin e ambietalistëve fobikë (në kuptimin e “Well-being” mirëqenies).
Këto katër pozicione të ambientalistëve e kanë bërë të pamundur shumicën e popullsisë kudo nëpër Botë që të përfshihet në tezat e "të gjelbërve", pasi në këtë rast mungon bashkëlidhja psikologjike që e motivon këtë pozicion. Nga sa u citua më lart kuptojmë menjëherë se, në se për një ambientalist një çështje e mjedisit mund të jetë e vlefshme, ajo nuk mund të jetë e tillë për dikë tjetër që ka një vizion ndryshe për jetën , i cili përpara se të vendosë për një veprim që duhet të kryejë në lidhje me mjedisin, tenton të bëjë vlerësimin e vet pro ose kundër tij, dhe pastaj merr vendimin e vet pozitiv ose negativ në lidhje me çështjen e vet që ai ka për të zgjidhur.
Një meritë e madhe e ambientalistëve sot është që ata kanë treguar se natyra është një e mirë, nga e cila njeriu mund të heqë dorë vetëm atëhere kur të ketë humbur një pjesë të vetes së tij: ku secili prej nesh duhet të kujtojë disa momente të jetës së vet , në të cilën natyra ka luajtur një rol të rëndësishëm.
Për ekologjistët e zakonshëm, apo ata më të thjeshtët, tashmë është bërë praktikë e zakonshme për të sulmuar direkt të gjithë ata njerëz që shkatërrojnë trashëgiminë natyrore si: një fabrikë që ndot ambientin, një gjuetar, një zonjë të veshur me peliçe, etj.etj.Por problemi i tyre kryesor është se ata me një pozicion ekstremist përfundojnë në vendosjen e vetes së tyre në kundërshtim me jetën e përbashkët të shoqërisë njerëzore.
Nëse do të provojmë të intervistojmë dhjetë njerëz të zakonshëm, do të shohim se të paktën nëntë prej tyre do të jenë në favor me argumentet më të përgjithshme të ambientalistëve, por nga ana tjetër tek të gjithë ata nuk do të jetë e vështirë të gjenden edhe shumë mospërputhje me idetë e tyre.
P.sh. kush do të ishte dakort që të hiqte dorë nga përdorimi i një makine të shpejtë që lëviz nga një vend në tjetrin? Sigurisht që makina përdoret për punë, por është fatkeqësi kur dikush atë e përdor edhe ditët e shtuna e të diela për argëtim, duke shkaktuar kështu edhe ndotjen e ambientit. Kujt p.sh.në jetën e vet nuk i ka rastisur që duke udhëtuar me makinë në kohën e një mbrëmjeje verore, të mos ketë shtypur me dhjetëra bretkosa nëpër rrugët e lagura nga ndonjë rrebesh shiu, apo edhe ndonjë iriq të mbledhur si top në mes të asfaltit?
Çdo njeri është kundër fabrikave që ndotin mjedisin, por nga ana tjetër vetë punëtorët janë kundër mbylljes së një fabrikë që e ndot atë, për të mos humbur vendin e punës.
Ne e dimë shumë mirë se ngrohësit e llojeve të ndryshme të qyteteve janë një prej burimeve më të mëdha të ndotjes së ajrit , por nga ana tjetër janë edhe kondicionerër që harxhojnë një sasi të pabesueshme të energjisë elektrike, por cili prej nesh nuk është dakort që ta ketë ambientin e shtëpisë së vet të ngrohtë?
Kush nuk do të dëshironte që të jetonte në një shtëpi të bukur në periferi të qytetit, me një kopësht,ku të vraponte e të argëtohej së bashku me qenin e vet? Apo sikur të kishte edhe një shtëpi tjetër në buzë të detit , ku të kalonte fundjavën… Sa keq do të ishte për çdo banor të një qyteti apo të një zone, sikur secili prej tyre të kishte në dispozicion të vet një sipërfaqe toke prej 70 x 70 metra, ku të ndërtonte vilën e vet, atëhere me siguri që çdo metër toke e kësaj zone apo këtij qyteti do të ishte urbanizuar dhe betonuar, dhe natyrisht, pjesa e banorëve që do të ndërtonte shtëpinë e vet në zonat malore apo edhe në mes të një liqeni , do të protestonte me forcë për këtë fenomen.
Kush nuk do të dëshironte të ndërtoheshin rrugë të reja për të kursyer qoftë edhe disa minuta udhëtim?
Çdo person që preferon skitë, sigurisht që e mendon se do të kalojë edhe një ditë argëtuese, por a i shkon ndonjëherë në mendje se çdo pistë përbën edhe një dhunim apo shkatërrim të malit?
Po ata miliona njerëz kudo nëpër Botë që dynden për argëtim dhe çlodhje në plazhe në periudhën e verës, ndoshta nuk e kuptojnë se me dëshirën e tyre bëhen bashkëfajtorë të përtacisë që shkaktohet nga nxehtësia e rrezeve diellore? Natyrisht që çdo fshat buzë detit është i integruar shumë mirë me natyrën piktoreske të tij, por do të ishte më mirë që ky fshat të mos ndodhej buzë detit, sepse, p.sh. çfarë do t’i thoshte një prind fëmijës së vet, i cili vrapon buzë detit për të kapur një kandil deti? Natyrisht që prindi nga kënaqësia dhe gëzimi do t’i thoshte:”Të lumtë! Deti ka shumë kandila…”. Por, a nuk e dimë se në det ka edhe peshkaqenë që shkaktojnë dëme e fatkeqësi në jetët njerëzore?
Shembuj të tillë të marrëdhënieve të njeriut me natyrën apo mjedisin janë të panumërt. Megjithatë, ambientalist i mirëfilltë mund të quhet çdo njeri që do të dëshironte të kishte e të krijonte me dëshirë e me ndërgjegje sa më shumë parqe të mbrojtura e të padëmtuara.
Si konkluzion, prania dhe pjesëmarrja e njeriut në ruajtjen dhe zhvillimin e natyrës apo mjedisit, sigurisht që do të jepte rezultate pozitive, vetëm atëhere kur ai do të punonte me dëshirë e ndërgjegje në këtë fushë.

26 April 2017

Plani per narkotiket

Në zbatim të Plan Veprimit Kombëtar kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit 2017- 2020, Kryetarja e Bashkisë, znj. Zamira Rami zhvilloi një takim me kryetarët e fshatrave, administratorët dhe përfaqësues të Drejtorisë Vendore të Policisë. 
Gjatë takimit u vu theksi te bashkëpunimi dhe bashkërendimi ndërmjet institucioneve, faktorëve e aktorëve, si elementi më i rëndësishëm në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike.

21 April 2017

Buletin Monitorimesh per Moratoriumet e Pyjeve dhe gjuetise nga Qendra e Trashegimise

Në shkurt të vitit 2016 hyri në fuqi Moratoriumi 10-vjeçar i Pyjeve. Por strukturat pyjore në Qarkun e Gjirokastres ndodhen në një ris-trukturim të thellë. Sipërfaqja e transferuar në këtë Qark që përfshin 265 fshatrat me rreth 160.000 banorë është 66.231 ha pyje dhe 94.782 ha kullota. Mbi bazë të ligjit kjo sipërfaqe do të duhej të mbulohej nga 49 specialistë pyjesh. Vetëm për Bashkinë Gjirokastër do duheshin 8 dhe po kështu 8 dhe për Bashkinë Dropull. Por Bashkitë e reja që morën nën administrim sipërfaqet pyjore kanë pak kapacitete njerëzore, logjistike dhe me mjete per t`i zbatuar këto mor-atoriume. Strukturat pyjore miratuar për vitin 2016 nga Këshillat Bashkiakë kanë 1-3 persona. Keshtu Bashkia Dropull ka vetëm 1 ndërsa Bash-kia Gjirokastër ka vetëm 3 edhe ata jashtë pro-filit. Të dhënat per ecurinë e zbatimit të Morato-riumeve ne nivel Qarku nuk publikohen dhe pub-liku eshte pak i ndërgjegjësuar për pasojat që vijnë nga shkelja e moratoriumeve. Në rajon ka gjithashtu një nivel të ulët të informimit te pub-likut lidhur me zbatimin e dy moratoriumeve.

Qendra Shqiptare Trashegimise,fushate per moratoriumet






11 April 2017

Njihuni me prokurimet Bashkia Libohove



Ja prokurimet e fundit Bashkia Gjirokaster



Nje ide qytetare:referendum per Aeroportin e Gjirokastres

Aerodromi Gjirokastres ka vendosje IDEALE per ulje ngritje te avioneve 
SPECIALISTET vazhdojne te jane PRO aktivizimit te AERODROMIT TE Gjirokastres ... Pse NUK DEGJOHEN KETA SPECIALISTE ??!! 
Sot eshte prononcuar ne favor te Aerodromit te Gjirokastres edhe nje tjeter specialist (ish ushtarak) , njohes i aerodromit zoti NURI BANUSHI  i cili shprehet:Duke qene se jam njohes i kushteve teknike te fushes se aviacionit ne Gjirokaster si shume te tjere e mbeshtes idene se aerodromi eshte funksional ne te gjithe kushtetet e motit per vet sistemin e dranazhimit qe ka patur dhe nuk e di nese ekziston ....ka nje vendosje te persosur per uljen dhe ngritje e avioneve ...e shume e shume avantazhe te tjera qe nuk dua te zgjatem . Une mendoj se Forumi duhet te nisi nje beteje ligjore ..kush e bllokoi nje piste qe ishte ne funksion dhe kush e mba te bllokuar ....mendoj se drejtesia jep rezultate me te shpejta se sa sensibilizimi i opinionit qe ju e beni shume mire dhe meritoni respekt !

31 March 2017

me 4 prill diskutimi publik per projektin “Rivitalizimi i Qendrës së qytetit Libohovë”.

Bashkia Libohovëtha se i ftonte qytetaret  të merrnin pjesë në dëgjesën publike për zbatimin e projektit me objekt “Rivitalizimi i Qendrës së qytetit Libohovë”.
Janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë banorët, palët e interesuara, grupet e interesit dhe ekspertë të fushës për të dhënë mendimet dhe sugjerimet e tyre.
Takimi do të zhvillohet më datë 4 prill 2017, ora 18:00 në ambientet e Qendrës së Kulturës Libohovë.

28 March 2017

Forumi diskutim per By Pass-in e Gjirokastres





20 March 2017

Policia:vijon dorezimi armeve


Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve. Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar 5 armë zjarri dhe 17 670 fishekë, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Gjirokastër 4 armë zjarri dhe 17 670 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Përmet 1 armë zjarri.

28 February 2017

APLIKIM PER PROGRAMET E NXITJES SE PUNESIMIT

APLIKIM PER PROGRAMET E NXITJES SE PUNESIMIT 
20/02/2017 deri më 13/03/2017 - Faza per aplikime per te perfituar
nga programet e nxitjes se punesimit te mbeshtetura me fonde nga
Buxheti i Shtetit. Jane 7 programe : VKM27 ; VKM47 ;VKM48 ; VKM64 ;VKM199; VKM873; VKM248.
Te gjitha bizneset e interesuara per informacion dhe aplikim te drejtohen tek Zyrat e Punes Gjirokaster, Tepelene , Permet.

Bukurite e Malit te Gjere zbulohen ne Dimer





12 February 2017

Prokurimet e fundit ,Bashkia Gjirokaster



Prokurimet e fundit Bashkia Libohove



08 February 2017

KS Luftetari :punojme per ekipet zinxhir

 KS Luftetari tha se ne zyrat e klubit po punohet keto dite nje projekt per ekipet zinxhir te cilat ne vazhdim jo vetem do te kene ne perdorim emrin e K.F Luftetari por do te rregjistrohen ne strukturat e klubit dhe do te jene plotesisht ne varesi te tij . Po planifikiohet per te lehtesuar punen e trainerve duke ju shmangur disa pergjegjesi dhe duke ju dhene mundesine te japin me te miren vetem ne rolin e tyre per futbollistet e vegjel do te kete plotesim te kushteve ne terren dhe mbi te gjitha edukim sportiv dhe pershtatje me funksionimin e nje klubi profesionist ky projekt eshte planifikuar te vendoset ne pune ne muajin Mars .