Showing posts with label turizem. Show all posts
Showing posts with label turizem. Show all posts

03 March 2017

Rikthehen debatet per monumentet e Gjirokastres



03 February 2017

Zbulohet pusi i vjeter ne Pazarin e Gjirokastres

Gjatë punimeve restauruese  në pazarin historik të Gjirokastrës , në një nga blloqet, te Çenajt gjatë gërmimeve dhe heqjen e dherave të depozituar ndër vite,punëtorët rastësisht kanë zbuluar një pus uji mjaft interesant të ndërtuar me gurë të rregullt. Pusi është më i gjerë poshtë dhe ngushtohet duke ardhur te gryka e tij.

23 January 2017

02 January 2017

Grupi Argjiro (Roland Cenko)

12 November 2016

02 November 2016

Fshati Benje-Bashkia Permet Qender Historike e Mbrojtur .

Vlerat e trashegimise historike dhe potencialet turistike te Permetit – merren ne mbrojtje me Vendim te Keshillit te Ministrave 
Para disa muajsh Keshilli Bashkise Permet vendosi qe ; Fshatrat Benje ,Leuse .Frasher dhe Permeti i vjeter te shpallen zona prioritare te mbrojtura me mundesi zhvillimi turizmi .
Ne zbatim te ketij vendimi, Kryetari I Bashkise ne bashkepunim me Ministrine e Kultures ,Drejtorine Rajonale te Monumenteve te Kultures, por edhe pas prezantimit e kerkeses qe iu be Kryeministrit gjate vizites ne Permet , ia arriten qe lobimin e tyre ta kurorezonin me sukses dhe Keshilli i Ministrave vendosi te shpalle me VKM; 
Bënja dhe zona rreth saj , tashmë do t’u nënshtrohet projekteve të restaurimit, të cilat janë gati dhe synojnë ta kthejnë këtë fshat në një qendër të rëndësishme jo vetëm të ruajtjes së vlerave të trashëgimisë dhe rijetëzimit të tyre, por edhe të zhvillimit të turizmit në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës Kultura-Motor Zhvillimi. 
Bashkia Permet vijon punen dhe eshte ne bisedime intensive me Ministrine e Kultures dhe Banken Boterore qe edhe Leusa , Frasheri e Permeti I vjeter te perfitojne status te vecante mbrojtje dhe te financohen projektet e paraqitura qe I kthejne ato ne vende te pelqyeshme per tu vizituar nga turistet.
Bashkia Permet shpreh nje falenderim dhe mirenjohje per te gjithe aktoret qe u angazhuan e kontribuan ne kete process qe u kurorezua me sukses

13 October 2016

Projekt ne Kala

Korpusi i Paqes në Shqipëri në kuadër të thirjes për aplikim “Asistencë për Projekte të Vogla”, ka shpallur fitues projektin e paraqitur nga DRKK-Gjirokastër në bashkëpunim me Nicole Martin dhe shkollën e mesme profesionale “Thoma Papapano”. Ky projekt konsiston në përmirësimin e zonës ku janë të vendosura topat e periudhës otomane në Kalanë e Gjirokastrës, si dhe rritjen e hapësirës së gjelbër për të gjithë vizitorët e kalasë.

11 October 2016

Editorja e botimeve turistike Baba:Ja vleresimi per shtigjet turistike ne Gjirokaster dhe "Caravan Riding Centre Albania"



Gjirokastra është thesari turistik e kulturor i turizmit tonë, vulosur nga UNESCO dhe pëlqyer nga bota mbarë. Por sa pak e shijojmë natyrën e saj të mrekullueshme! Sa pak dimë për shtigjet e bukura, përzier magjishëm me arkitekturë mesjetare, tempuj shpirtërorë e qytete antike.... Pa dyshim që për bukuritë e fshehura të Gjirokastrës ju kemi folur kaq e kaq herë sepse është misioni ynë por është krejtësisht tjetër gjë t`i shijosh ato nga afër. Dhe e dini se si? Duke kalëruar! Ka ardhur koha të shijoni Vjeshtën e Gjirokastrës në shoqërinë e kuajve fisnikë e të magjishëm të Caravan Riding Centre Albania. Një ditë si kjo, vlen sa një jetë

05 October 2016

04 October 2016

Festivali u mbyll ne Gjirokaster por la pas ngjyrat e ndezura te kostumeve





NË GJIROKASTËR, NJË TJETËR DERË E HAPUR


Studiuesi Sejmen Gjokoli deshmon perjetimet nga vizita në shtëpinë e Kadaresë 


Gjirokastra është e gjitha një " portë" e madhe që duket se rri përherë hapur e çdo herë sikur të fton të futesh brenda.
Brenda saj rrinë po ashtu hapur dhjetra e qindra " porta" të tjera të cilat do pëlqeja ti ndaja në dy grupime : shtëpitë e banorëve që mbeten zemër e dyer hapur për miqtë dhe ato muzeale të cilat janë edhe asete të çmuara të Trashëgimisë Kulturore e Historike që mbeten hapur për vizitorë e mysafirë.
Pikërisht këtyre të dytave, pak kohë më parë, u është shtuar një tjetër objekt, një tjetër aset pa diskutim shumë i rëndësishëm, "Shtëpia e Kadaresë".
Kohë e vite më parë, nga Pika e Fantazisë, e kisha parë sa herë ashtu të rrënuar e gërmallë. Tani vetëm sa kisha dëgjuar e parë përmes kronikash se falë kujdesit të MK, shtëpia u restaurua e u vendos në shërbim të vizitorëve, duke u bërë pjesë në axhendën e guidës turistike të qytetit.
Më erdhi mirë që për grupet pjesëmarrëse të "Argjiro Fest 2016" në programin e ditëve të Festivalit Folklorik Bashkia e qytetit kishte parashikuar edhe vizitat në Shtëpinë Kadare, shkrimtarit të shquar e njeriut të jashtëzakonshëm të letrave shqipe.
Pata kënaqësinë që për të parën herë pragun e kësaj shtëpie-monumentale ta kapërcej me anëtarët e Ansamblit Kombëtar "Shota" të Kosovës dhe veçanërisht Drejtorit të këtij institucioni të Kulturës Kombëtare Shefqet Gjocaj, një pasionant i madh i veprës së shkrimtarit.
...Gjithshka perfekte, një mrekulli gdhendje në gur e drurë.
Po mbi të gjitha një objekt muzeal që përcjell histori të madhe kulturore. Themele, mure, dhoma e oda që lindën e rritën kollozin shqiptar të penës e mendimit...

Kjo foto me kostume po ben buje ne rrjetet sociale,femijet transmetojne traditen shqiptare


Festivali ne Gjirokaster ndezi traditen, por duhet nje kalendar eventesh per nje turizem te qendrueshem





26 September 2016

Trashegimi Kulturore pa Kufij : Personazhe te Gjirokastres



Raimonda Kallapudhi, pronare e Banesës Jaho


Ngrihem në mëngjes dhe gjëja e parë që bëj është të pastroj shtëpinë qosh e më qosh. Gëzohen shumë kur më vijnë turistë. I pres e i përcjell se dua t’ua tregoj këtë bukuri. Çdo shtëpi e Gjirokastrës është një thesar. Secila ka karakteristikat e veta, ndërtuar sipas veçorive të banorëve të saj. Kjo ka qenë derë juristësh, arsimuar në Turqi. Daveri ka qenë gjyqtar në Turqi, Muhameti në Bosnje, Veizi avokat në Gjirokastër, e deri te konstitucionalisti Niazi Jaho. Në çdo ndërhyrje që është bërë në shtëpi jam mundur ta ruaj të vjetrën, jo ta “shqep”. Kam përveshur mëngët e kam punuar edhe vetë me mjeshtrat që e restauruan. Gjithmonë më thonë: shite sëndukun e vjetër lëkurë-kali të stërgjyshës, shite edhe mangallin origjinal te Muzeu i qytetit. Unë u them që shtëpia ime është vetë muze. Dua që një ose dy dhoma t’i kthej në “guest house” për turistë. Të ardhurat që do të fitoj do t’i investoj të gjitha për t’i kthyer lavdinë e dikurshme shtëpisë. Kohën kur ishte shtëpia me oborrin më të bukur, me trëndafila turqie; kur te muslluku vinin tërë gratë e lagjes për të mbushur ujë. Shtëpia ime është e paçmueshme. Siç na e lanë të parët, ashtu do t’ua lemë edhe ne pasardhësve.

20 September 2016

01 September 2016

Instituti Monumenteve promovon Skendulatet, shtepia per vite e vite mirembahet me "shpirt nder dhembe" nga pronari



Shtëpia e Skëndulatëve, në qytetin e Gjirokastrës, konsiderohet si një nga 7 ndërtesat më interesante në Ballkan, në stilin otoman. Shtëpia është ndërtuar në 1700 dhe deri në 1984 ka qënë e banuar nga familja Skënduli. Nga ‘84 deri në ‘92 u transformua në muze Etnografik. Tani qëndron e hapur për të gjithë turistët, duke dëshmuar jetesën luksoze të viteve ‘700

31 August 2016

Kryeministri Rama flet per Aeroport ne Sarande ndonese studimi nuk eshte kryer

Kryeministri Rama ne komunikimin ne facebook ka pohuar se po punohet per nje aeroport ne Sarande. Me sa duket studimi i fizibilitetit per te cilin jane paguar jo pak para , do te jete formal.

26 August 2016

Tradita vllahe shpaloset ne Antigone