Showing posts with label sociale. Show all posts
Showing posts with label sociale. Show all posts

01 October 2017

Qendra e Trashegimise promovon Dokumentarin "Sfidat e Moratoriumeve"



Pjesa e pare
Qarku i Gjirokastres  dhe pasurite natyrore 

Qarku i Gjirokastres  qe perfshin edhe Tepelenen dhe Permetin numeron 150 monumenteve natyrore të gjallë dhe jo të gjallë. Rreth 4200 ha  e sipërfaqes gëzon statusin si Park Kombëtar, 7060 ha gëzon statusin si rezervat shkencor dhe  13500 ha janë zonë peisazhore e mbrojtur. Pyjet dhe kullotat, të kombinuara së bashku mbulojnë 64% të tokës në kete qark. Kullotat janë të paçmueshme si një burim ushqimi për blegtorinë dhe gjithashtu për rreth 120 llojet e bimëve medicinale të qarkut. Shumica e zonës pyjore gjendet në bashkinë e Përmetit, që përmban edhe pjesën më të madhe të pyjeve malore  ndjekur nga Bashkia e Gjirokastrës. Varietetet e faunës në Gjirokastër janë po aq të shumta sa edhe ekzotike. Pothuajse gjysma e gjitarëve mund të gjenden në rajon (31 nga 65), si dhe një numër i llojeve të lakuriqëve të natës që strehohen në shpella. Për sa i përket zogjve, 93 nga 320 specje që ka vendi, dihet se banojnë në qark. Lugina e lumit Drinos dhe lumi Vjosës veprojnë si një rrugë e rëndësishme migrimi, veçanërisht për specjet globalisht të kërcënuara të quajtura Sokoli i kuqërrëmtë. Ky qark strehon gjithashtu 18 nga 37 specjet e zvarranikëve të Shqipërisë, dhe 10 nga 15 specje të amfibëve të vendit.  Para vitit 1990, gjuetia ishte rreptësisht e kontrolluar dhe e rrallë. Vetëm personat që i përkisnin shoqatës shtetërore të gjahut ishin të lejuar të mbanin armë. Pas vitin 1990, gjuetia ilegale ka qenë plotësisht e pakontrolluar, duke pakësuar dhjetë herë numrin e kafshëve të egra. 

Pjesa e dyte
Natyra si mundesi per turizmin dhe ekonomine e banoreve.

 Burimet e rajonit tonë plotësojnë kushtet për zhvillimin e të gjitha formave të turizmit të gjelbër si: 

   Zhvillimi i turizmit alpin;
_ Zhvillimi i turizmit lumor sportive;
_ Zhvillimi i turizmit eksplorues.

Terreni malor i Qarkut të Gjirokastrës dhe sidomos i kanioneve të malit të Nemëçkes mbi fshatin Kaludh nga ana e Përmetit, e kanioneve të luginës së Bençës, krijojnë mundësira jo vetëm për turizmin alpin, por edhe të mundësive të organizimit të kampionateve të alpinizmit. Sistemi specific i lumit të Vjosës me investime jo shumë të mëdha krijon mundësi të plota për zhvillimin e turizmit lumor sportiv. Shpellat e shumta me stalagmite dhe stalaktite në Progonat dhe Nivicë të Kurveleshit, shumica të paeksploruara krijojnë mundësinë e organizimit të turizmit eksplorus. Zhvillimin eturizmit të gjelbër e stimulojnë edhe ekzistenca e një sërë monumentesh natyrorë, që natyra ia ka falur Qarkut të Gjirokastrës si:  Pejsazhi turistik i Ujit të Ftohtë të Tepelenës, Pejsazhi turistik i liqenit artificial të Viroit; Parku natyror kombëtar i Hotovës në rrethin e Përmetit; Pylli me bredha i Sotirës dhe peisazhi turistik i këtij fshati. Po kështu fusha e Çajupit, Llufa e Nivicës në Kurvelesh dhe ujrat termale të Bënjës në rrethin ePërmetit, për aftësitë e mëdha kurative që ato mbartin mund të bëhen vatra të rëndësishme për tërheqjen e turistëve.  Dy lumenjtë kryesorë që përshkojnë qarkun, ai i Drinos dhe Vjosës krijojnë përveç resurseve ekonomike në drejtim të shfrytëzimit të energjisë së ujrave të tyre e kultivimit të peshkut edhe mundësi për zona plazhistike që në njëfarë mase shfrytëzohen që tani. Të gjykuara nga këndvështrimi i përdorimit të tyre për qëllime turistike ato përbëjnë një burim të konsiderueshëm të ardhurash ekonomike për rajonin. Për këtë arsye dhe derisa të krijohet infrastruktura e nevojshme për zhvillimin e turizmit në zonë, detyrë imediate është evidentimi dhe ruajtja e tyre.

Pjesa e trete
Sfida e moratoriumeve
Në shkurt të vitit  2016  hyri në fuqi një moratorium 10-vjeçar i pyjeve,  i cili nuk  lejon më  veprimtari të shfrytëzimit të lëndës drusore në fondin pyjor publik dhe privat  si  dhe  ndalon  eksportin  e lëndës së drurit të papërpunuar, lëndës së ndërtimit, drurëve të zjarrit si dhe  qymyrit të drurit. Moratoriumi verdhi  në një kohë kur  pjesa më e madhe e pyjeve i  kaluan njësive të qeverisjes vendore te cilat janë krejtësisht të  papërgatitura të menaxhojnë këtë sektor  dhe problematikat komplekse të tij. Strukturat e reja që u miratuan  nga Bashkitë e reja janë tejet të cunguara në raport me nevojat e këtij shërbimi, i numërojnë me gishta specialistët e pyjeve dhe pjesa dërrmuese e specialisteve janë jashtë profilit. Krahas burimeve njerëzore një problem kompleks mbartet me bazën dokumentare e cila është ende e “dyllosur’ në godinat e Shërbimeve Pyjore kur  duhet t`i kishte kaluar bashkive.
Pyjet jane ne veshtiresi te medha tha gjaje nje takimi me koleget kristo kauri nje inxhinier i   vjeter pyjesh.

Ndersa Kleanthi Mandi ,një inxhinier i vjetër i pyjeve ka bërë një përllogaritje të numrit të specialisëtve që duhet të ketë në Qarkun e Gjirokastrës bazuar në Ligjin e ri për pyjet. Ky Ligji i përcakton kriteret teknike për rekrutimin e nëpunësve, në funksion të sipërfaqes. Kështu një nëpunës për 750 – 1000 ha  për pyjet e lartë; një nëpunës për 1500 – 2500 ha për pyjet e ulët dhe shkurret dhe një nëpunës për 4000 – 6000 ha, për kullota dhe livadhet. Sipas zotit Mandi në Qarkun e Gjirokastrës që përfshin 265 fshatra me 159,500 banorë  nevojiten për rreth 161.013 ha pyje plot 49 specialistë.Bashkia e Gjirokastrës dhe Dropullit do të duhet të kenë mbi bazë të sipërfaqeve pyjore  nga 8 specialistë,  ndërsa Bashkia e Tepelenës do të duhet të ketë 11 specialistë.  Zoti mandi thotë se moratoriumet po monitorohen në disa zona fale bashkepunimit te shoqerise civile.

Ndersa kole malaj iShoqata Kombëtare e  Specialistëve  të Pyjeve thote se dy moratoriumet ai i pyjeve dhe gjuetise paraqesin nje fare kapitullimi para mireadministrimtit te ketyre pasurive.. Raif Poda  qe merreth prej gati 15 vitesh me sigurimin e druve te zjarrit thote se furnizimi banoreve behet gjithnje e me i veshtire. Ai thote se rreth 80% e banoreve ne zonat rurale ngrohen me dru zjarri dhe per cdo familje duhen rreth 10 meter kub dru zjarri  ku per nje prej tyre kushton rreth 4 mije leke.

Disa programe po mbeshtesin zbatimin e moratoriumeve dhe qeverisjen vendore . Janaq Male, Drejtor Egzekutiv, Organizata Ndërkombëtare CNVP, Shqipëri thote se eshte mjaft i rendesishem bashkerendimi aktiviteteve per zbatimin me sukes te moratoriumeve.
Kreytari i shoqates e gjuetareve Stefan Qurku thote se ne qarkun e Gjriokastres zbatimi i ketij moratoriumi ka deshtuar.


Disa dukuri shoqeruan hryjen ne fuqi te moratoriumit ne Luginen e  Drinos ku u pane me shume lloje zogjsh dhe sidomos koloni te skifterit ketarverdhe por edhe nje cift lejlekesh qe ngriten folene e tyre pas disa vitesh mungese.
 Vezhguesi i zogjeve Mirian Topi thote se keto dukuri menritojne vemendje me te madhe per mbrojtjen e disa specieve ne rrezik.

Pjesa e katert
Zjarret ne pyje me deme te medha -nje sfide e re

Repartet e shuarjes së zjarreve  përballuan   Shqipëri një situatë jo të zakontë prej renei se zjarreve. Vetëm  Qarkun e Gjirokastrës janë shënuar rreth 100 vatra zjarri ku  mjaft zona janë rrezikuar shtëpi të banuara dhe janë djegur mbi 600 ha pyje, kullota dhe shkurre. Vetëm dy persona nga rreth 30 të shoqëruar janë arrestuar nga policia, ndërsa pjesa më e madhe e zjarreve vlerësohen si të qëllimshëm. Ajo që e bën më të vështirë situatën  terren është mungesa e mjeteve zjarrfikëse. Autoritetet përdorën elikopterë dhe kërkuan ndimën  edhe nga Greqia për rreth 50 vatra zjarri që janë shënuar tre javët e fundit  këtë qark.Strukturat shtetërore shqiptare janë vë  kritika për menaxhimin e zjarreve ndërsa qeveritë gjatë këtyre viteve gjithnjë e më shumë po akuzohen se nuk po i kushtojnë rëndësi investimeve prioritare  sektorë të rëndësishëm të mbrojtjes civile nga zjarret dhe përmbytjet."Veprojmë  terren ndaj zjarreve me disa makina shumë të vjetra të viteve 70 - të, të  shekullit të kaluar", tha  një takim  Shefi i Repartit të Emergjencave në Gjirokastër Kujtim Bizhga. Edhe Nënprefekti i Tepelenës Avni Lalaj tha se i vetmi automjet zjarrfikës  këtë rreth i përket viteve shtatëdhjetë ndërkohë që pak javë më parë kurora e gjelbërt e qytetit dhe ekonomi drufrutore të banorëve u shkrumbuan.

Mosndëshikimi për zjarret nxit djegiet e qëllimshme

Specialistët e pyjeve flasin me shqetësim për nivelet e ulta të ndëshkimeve nga organet e drejtësisë të cilat kanë nxitur zjarrvëniet e qëllimshme. Në Shqipëri ka një “traditë të keqe “të barinjve që djegin kullotat me pretendimin për ripërtëritjen e tyre me shirat e parë të vjeshtës. Në mjaft raste këto zjarre të qëllimshme dalin jashtë kontrollit dhe nga sipërfaqet kullosore prekin sipërfaqe të mëdha pyjore. Barinjtë shihen si zjarrëvënësit kryesorë dhë ndonëse shërbimet pyjore marrin prej tyre deklarata të përvitshme për mospërsëritje kontratash në raste zjarresh në sipërfaqet që ata kanë me qera, asnjë prej tyre nuk penalizohet edhe nga ana administrative. Sipas Raporteve të Emergjencave Civile rreth 30 % e zjarreve në Shqipëri ndodhin në pyje duke sjellë dëmtime të sipërfaqeve që kanë pasur pasoja edhe nga prerjet e paligjshme. Kryetari i organizatës jo qeveritare Federata e Pyjeve në Gjirokastër Kleanthi Mandi tha se masat ligjore duhet të jenë më të ashpra. Sipas inxhinierit pyjor dëmi ekonomik nga zjarret është kolosal për pyjet të cilat kanë pësuar vitet e fundit pasoja të mëdha nga prerjet e pakontrolluara dhe keqmenaxhimi. Vetëm në qytetin e Tepelenës zjarri dogji rreth 17 ha të kurorës së gjelbër duke dëmtuar edhe pisha shumëvjeçare, dhjetëra pemë ulliri, ekonomi të bletëve dhe pasuri të tjera të qytetarëve. Ndërsa dëmi vetëm nga kjo vatër zjarri llogaritet në miliona euro ende po hetohet mbi personat përgjegjës dhe nuk ka asnje te arrestuar. Drejtoi i Institutit  te Natyres Nihat Dragoti thote se menaxhimi i zjarreve kerkon bashkerendimin e shume aktoreve.

Ndersa inxhineiri i pyjeve i Shoqatës Kombëtare të Parqeve të Shqipërisë, Abdul Çuçaj thote se zjarret e qellimshme duhen frenuar duke rritur ndeshkimet.

Pjesa e peste
Krimi mjedisor mbetet pak i ndëshkuar në Shqipëri

Në 2016 u shënuan 16 procedime për zjarret, por vetëm një i dënuar
Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me zjarr dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet, sipas Kodit Penal në Shqipëri. Ndërkohë nëse nga vepra penale janë shkaktuar pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet. Por dënimet për zjarrvëniet në Shqipëri numërohen me gishta, ndonëse vendi, sidomos në sezonin e verës, përfshihet nga qindra zjarre që në pjesën dërmuese janë të qëllimshme dhe më dëme të mëdha materiale. Vetëm në Qarkun e Gjirokastrës në harkun e gati një muaji janë shënuar këtë vit mbi 30 zjarre, ndërsa këto ditë në Shqipëri shënohen 10-20 vatra zjarri çdo ditë. Të dhënat e Prokurorisë së Përgjithshme flasin se gjatë vitit 2016 në shkallë vendi u regjistruan 16 procedime penale ne katër persona të pandehur. Por sipas Raportit të Prokurorit të Përgjithshëm të vitit 2016 vetëm një çështje iu dërgua gjykatës dhe vetëm një person rezultoi i dënuar. Numri i procedimeve ra krahasuar me vitin 2015 kur u shënuan 27 raste për zjarrvënie të qëllimshme, por nga të cilat nuk u dërgua asnjë në gjykatë dhe nuk pati asnjë person të dënuar.


02 May 2017

DISA KONSIDERATA PËR MARRËDHËNIET E NJERIUT ME MJEDISIN DHE MBROJTJEN E TIJ

DISA KONSIDERATA PËR MARRËDHËNIET E NJERIUT ME MJEDISIN DHE MBROJTJEN E TIJ

Nga Besnik Ismailati

Qëndrimi i njeriut në lidhje me mjedisin ka ndryshuar në mënyrë dramatike në shekullin e njëzetë. Gjatë kësaj periudhe kanë lindur edhe mjaft lëvizje apo zhvillime ekologjike që kanë fituar me shpejtësi një vend kryesor në skenën politike dhe shoqërore të vendeve më të zhvilluara të Botës.
Por pavarësisht nga puna e përgjithshme e bërë për ndërgjegjësimin mjedisor, akoma edhe sot e kësaj dite në asnjë vend të Botës, ambientalistët nuk kanë arritur dot që të krijojnë qoftë edhe një grupim të vogël të popullsisë që të merret me problemet e mbrojtjes së ambientit, pavarësisht se kanë krijuar kushtet e një kulture të përgjithshme të kësaj fushe , pasi ata akoma nuk ia kanë dalë dot që të bindin masat e gjera popullore për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.Pra vetëm ky fakt tregon se gjatë këtij shekulli në punën e ambientalistëve janë bërë edhe shumë gabime.
Në thelb katër janë gabimet kryesore në politikat mjedisore të shekullit të njëzetë:
1.Mirësia e përgjithshme e natyrës. Shpesh herë ne diskutojmë dhe e mohojmë rolin e natyrës në plakjen dhe vdekjen e njeriut, por duhet të dimë se jo çdo gjë që është e natyrshme është e mirë dhe bën mire për jetën dhe shëndetin e gjallesave, përfshi edhe njeriun.
2.Mbrojtja me këmbëngulje dhe me çdo formë e jetës, e cila shpesh herë bëhet shkak i patosensibilitetit.
3.Vizioni katastrofik i ndotjes së mjedisit.
4.Mbrojtja e fondeve simbol mjedisore që ndodhen shumë larg nga realiteti e përbashkët (p.sh. pyjet e Amazonës, etj.).
Cili person quhet ambientalist?
Kjo pyetje nuk mund të japë një përgjigje të saktë dhe të përgjithshme, për shkak se brenda profesionit të një ambientalisti bashkëjetojnë dhe mbarten ide e koncepte të ndryshme. P. sh. ata ambientalistë që pohojnë mirësinë absolute të natyrës , bëjnë pjesë në grupin e sempliçistëve (ambientalistët e thjeshtë), ndërsa ata që e orientojnë ambientalizmin e tyre në mbrojtjen e të gjitha formave të jetës shtazore, bëjnë pjesë në grupin e ambientalistëve patosensibël. Grupi që është i orientuar në mbrojtjen e fondeve apo "simboleve " të tilla si p.sh. pyjet e Amazonës, një park apo një specie të vetme të kafshëve, bëjnë pjesë në grupin e ambientalistëve romantikë, ndërsa grupi që është i tmerruar nga ndotja e ambientit ,bën pjesë në grupin e ambietalistëve fobikë (në kuptimin e “Well-being” mirëqenies).
Këto katër pozicione të ambientalistëve e kanë bërë të pamundur shumicën e popullsisë kudo nëpër Botë që të përfshihet në tezat e "të gjelbërve", pasi në këtë rast mungon bashkëlidhja psikologjike që e motivon këtë pozicion. Nga sa u citua më lart kuptojmë menjëherë se, në se për një ambientalist një çështje e mjedisit mund të jetë e vlefshme, ajo nuk mund të jetë e tillë për dikë tjetër që ka një vizion ndryshe për jetën , i cili përpara se të vendosë për një veprim që duhet të kryejë në lidhje me mjedisin, tenton të bëjë vlerësimin e vet pro ose kundër tij, dhe pastaj merr vendimin e vet pozitiv ose negativ në lidhje me çështjen e vet që ai ka për të zgjidhur.
Një meritë e madhe e ambientalistëve sot është që ata kanë treguar se natyra është një e mirë, nga e cila njeriu mund të heqë dorë vetëm atëhere kur të ketë humbur një pjesë të vetes së tij: ku secili prej nesh duhet të kujtojë disa momente të jetës së vet , në të cilën natyra ka luajtur një rol të rëndësishëm.
Për ekologjistët e zakonshëm, apo ata më të thjeshtët, tashmë është bërë praktikë e zakonshme për të sulmuar direkt të gjithë ata njerëz që shkatërrojnë trashëgiminë natyrore si: një fabrikë që ndot ambientin, një gjuetar, një zonjë të veshur me peliçe, etj.etj.Por problemi i tyre kryesor është se ata me një pozicion ekstremist përfundojnë në vendosjen e vetes së tyre në kundërshtim me jetën e përbashkët të shoqërisë njerëzore.
Nëse do të provojmë të intervistojmë dhjetë njerëz të zakonshëm, do të shohim se të paktën nëntë prej tyre do të jenë në favor me argumentet më të përgjithshme të ambientalistëve, por nga ana tjetër tek të gjithë ata nuk do të jetë e vështirë të gjenden edhe shumë mospërputhje me idetë e tyre.
P.sh. kush do të ishte dakort që të hiqte dorë nga përdorimi i një makine të shpejtë që lëviz nga një vend në tjetrin? Sigurisht që makina përdoret për punë, por është fatkeqësi kur dikush atë e përdor edhe ditët e shtuna e të diela për argëtim, duke shkaktuar kështu edhe ndotjen e ambientit. Kujt p.sh.në jetën e vet nuk i ka rastisur që duke udhëtuar me makinë në kohën e një mbrëmjeje verore, të mos ketë shtypur me dhjetëra bretkosa nëpër rrugët e lagura nga ndonjë rrebesh shiu, apo edhe ndonjë iriq të mbledhur si top në mes të asfaltit?
Çdo njeri është kundër fabrikave që ndotin mjedisin, por nga ana tjetër vetë punëtorët janë kundër mbylljes së një fabrikë që e ndot atë, për të mos humbur vendin e punës.
Ne e dimë shumë mirë se ngrohësit e llojeve të ndryshme të qyteteve janë një prej burimeve më të mëdha të ndotjes së ajrit , por nga ana tjetër janë edhe kondicionerër që harxhojnë një sasi të pabesueshme të energjisë elektrike, por cili prej nesh nuk është dakort që ta ketë ambientin e shtëpisë së vet të ngrohtë?
Kush nuk do të dëshironte që të jetonte në një shtëpi të bukur në periferi të qytetit, me një kopësht,ku të vraponte e të argëtohej së bashku me qenin e vet? Apo sikur të kishte edhe një shtëpi tjetër në buzë të detit , ku të kalonte fundjavën… Sa keq do të ishte për çdo banor të një qyteti apo të një zone, sikur secili prej tyre të kishte në dispozicion të vet një sipërfaqe toke prej 70 x 70 metra, ku të ndërtonte vilën e vet, atëhere me siguri që çdo metër toke e kësaj zone apo këtij qyteti do të ishte urbanizuar dhe betonuar, dhe natyrisht, pjesa e banorëve që do të ndërtonte shtëpinë e vet në zonat malore apo edhe në mes të një liqeni , do të protestonte me forcë për këtë fenomen.
Kush nuk do të dëshironte të ndërtoheshin rrugë të reja për të kursyer qoftë edhe disa minuta udhëtim?
Çdo person që preferon skitë, sigurisht që e mendon se do të kalojë edhe një ditë argëtuese, por a i shkon ndonjëherë në mendje se çdo pistë përbën edhe një dhunim apo shkatërrim të malit?
Po ata miliona njerëz kudo nëpër Botë që dynden për argëtim dhe çlodhje në plazhe në periudhën e verës, ndoshta nuk e kuptojnë se me dëshirën e tyre bëhen bashkëfajtorë të përtacisë që shkaktohet nga nxehtësia e rrezeve diellore? Natyrisht që çdo fshat buzë detit është i integruar shumë mirë me natyrën piktoreske të tij, por do të ishte më mirë që ky fshat të mos ndodhej buzë detit, sepse, p.sh. çfarë do t’i thoshte një prind fëmijës së vet, i cili vrapon buzë detit për të kapur një kandil deti? Natyrisht që prindi nga kënaqësia dhe gëzimi do t’i thoshte:”Të lumtë! Deti ka shumë kandila…”. Por, a nuk e dimë se në det ka edhe peshkaqenë që shkaktojnë dëme e fatkeqësi në jetët njerëzore?
Shembuj të tillë të marrëdhënieve të njeriut me natyrën apo mjedisin janë të panumërt. Megjithatë, ambientalist i mirëfilltë mund të quhet çdo njeri që do të dëshironte të kishte e të krijonte me dëshirë e me ndërgjegje sa më shumë parqe të mbrojtura e të padëmtuara.
Si konkluzion, prania dhe pjesëmarrja e njeriut në ruajtjen dhe zhvillimin e natyrës apo mjedisit, sigurisht që do të jepte rezultate pozitive, vetëm atëhere kur ai do të punonte me dëshirë e ndërgjegje në këtë fushë.

21 April 2017

Buletin Monitorimesh per Moratoriumet e Pyjeve dhe gjuetise nga Qendra e Trashegimise

Në shkurt të vitit 2016 hyri në fuqi Moratoriumi 10-vjeçar i Pyjeve. Por strukturat pyjore në Qarkun e Gjirokastres ndodhen në një ris-trukturim të thellë. Sipërfaqja e transferuar në këtë Qark që përfshin 265 fshatrat me rreth 160.000 banorë është 66.231 ha pyje dhe 94.782 ha kullota. Mbi bazë të ligjit kjo sipërfaqe do të duhej të mbulohej nga 49 specialistë pyjesh. Vetëm për Bashkinë Gjirokastër do duheshin 8 dhe po kështu 8 dhe për Bashkinë Dropull. Por Bashkitë e reja që morën nën administrim sipërfaqet pyjore kanë pak kapacitete njerëzore, logjistike dhe me mjete per t`i zbatuar këto mor-atoriume. Strukturat pyjore miratuar për vitin 2016 nga Këshillat Bashkiakë kanë 1-3 persona. Keshtu Bashkia Dropull ka vetëm 1 ndërsa Bash-kia Gjirokastër ka vetëm 3 edhe ata jashtë pro-filit. Të dhënat per ecurinë e zbatimit të Morato-riumeve ne nivel Qarku nuk publikohen dhe pub-liku eshte pak i ndërgjegjësuar për pasojat që vijnë nga shkelja e moratoriumeve. Në rajon ka gjithashtu një nivel të ulët të informimit te pub-likut lidhur me zbatimin e dy moratoriumeve.

12 November 2016

Po bere vere e raki ne shtepi gjobitesh...

Ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe ka propozuar disa masa lidhur me këtë çështje dhe i ka përfshirë në paketën fiskale të vitit 2017. Kështu kush kapet duke bërë raki në shtëpinë e tij, do të gjobitet me një shumë prej 5 fishit të detyrimit doganor. Sipas propozimit nga Ministri kjo masë do të merret për ata prodhues jo familjar. Pra, nëse dikush prodhon më shumë se 100 litra raki dhe 200 litra verë duhet që ti deklarojë në shtet, sepse ndryshe do të gjobitet me shuma të mëdha.

Nje deshmi nga Pandeli Majko per avionin amerikan ne Kalane e Gjirokastres



01 November 2016

Pasojat e ikjes se te rinjve



25 October 2016

Urdher mbrojtjeje per gruan

Policia tha se më datë 24.10.2016, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.Ll, vjeç 38, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se bashkëjetuesi shtetasi A.D, vjeç 47, banues në Gjirokastër, ka ushtruar dhunë psikologjike. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Gjirokastër. Ligji Nr. 9669, datë 18.12. 2006. 

23 October 2016

Specialisti Ismailati,i pershtatshem kultivimi ullirit ne Libohove

Duke u bazuar në studimet e ndryshme të literaturës të përparuar shqiptare , asaj botërore, të asaj europiane shkencore bujqësore për rritjen dhe kultivimin e ullirit, por në mënyrë të veçantë në përvojën dhe eksperimentimin praktik të kultivimit të tij për një periudhë mbi 30-40 vjeçare për brezin tonë parafundor dhe fundor të rritjes dhe përhapjes së tij (ku ekzemplarë ulliri gjejmë nga zona e Pogonit e deri në Zagorie), por duke u bazuar edhe në përvojën dhe gjurmët mbi 400 vjeçare të kultivimit të kësaj bime nga skaji fundor i Lunxhërisë (përtej Odries) , në të gjithë zonën e Libohovës e deri përtej Nepravishtës ( në kufirin me Greqinë,fshatrat e Rrëzës së Zezë ,bile edhe në Dropullin e Poshtëm), duhet të jemi plotësisht të bindur se ulliri është kulturë mjaft e përshtatshme që mund të rritet e kultivohet me sukses të plotë (pa patur asnjë lloj iluzioni apo frike) në të gjithë zonën tonë. Shembujt janë të qartë kudo nëpër zonë, por më mirë flasin dhe bindin ata kultivues të shumtë (mbi 100 kultivues kudo nëpër zonë), nga ultësirat fushore e deri në skajet gati fundore malore, që me guxim dhe dashuri mbjellin , kultivojnë dhe prodhojnë me sukses çdo vit ullinj për kripje dhe për vaj (në shifra të përafërta mbi 7000 rrënjë).
Atëhere pse duhet të krijojmë iluzionin dhe të propogandojmë pa asnjë bazë shkencore me frikë se ulliri s’duhet të kultivohet në zonën tonë, kur kushtet, faktet dhe shembujt janë kokëfortë?

17 October 2016

Monitor ben grafine e vendeve qe u perzien me marijuanen


Vendet që janë mbështetur te kultivimi i narkotikëve sot janë më të varfëra se fqinjët e tyre, janë të zhytura në konflikte sociale dhe kanë një renditje më të përkeqësuar në indeksin e zhvillimit njerëzor, ndërsa disa prej tyre janë ndër shtetet me numrin më të lartë të vrasjeve në botë për 100 mijë banorë…
Rastet e Kolumbisë e Bolivisë në Amerikën e Jugut, Guatemalës e Nikaraguas në Amerikën Qendrore, Laos e Afganistanit në Azi, Filipineve në ishujt e Azisë dëshmojnë se kultivimi masiv i substancave të ndaluara nuk ka ndikuar në rritjen e mirëqenies së përgjithshme të popullsisë, në raport me fqinjët e tyre që kanë tentuar një zhvillim më të qëndrueshëm. Përkundrazi këto vende janë të zhytura në konflikte sociale dhe kanë një renditje më të përkeqësuar në indeksin e zhvillimit njerëzor, ndërsa disa prej tyre janë ndër shtetet me numrin më të lartë të vrasjeve në botë për 100 mijë banorë.
Kolumbia, prodhuesi më i madh në botë, për 30 vite ka qenë në frontin kryesor në luftën globale kundër drogave, duke jetuar nën terrorin e karteleve të fuqishme Medellín në vitin 1980 dhe 1990 dhe më pas në luftën për të shënjestruar kultivuesit përmes një plani të mbështetur nga SHBA, shkruan ‘The Guardian’ në një artikull të fundit.
Në dekadat e fundit, Kolumbia ka përjetuar një rritje të ndjeshme në dhunën e lidhur me drogat dhe një mosrakordim të policisë lokale dhe institucioneve gjyqësore, si rrjedhojë e korrupsionit dhe ryshfetit. Prodhimi lokal i ushqimeve ra, teksa qindra mijë hektarë u konvertuan për kultivimin e marijuanës. Fermerët që ishin angazhuar në rritjen e produkteve tradicionale, si banania, u përballën me kosto pune më të shtrenjtë dhe mungesë të saj. Inflacioni u stimulua, sidomos në tregjet e tokave, teksa baronët e drogës rritën çmimet. Shumë biznese të ligjshme, përfshirë bankat, hotelet, linjat ajrore, restorantet dhe kazinotë u blenë nga mafiozët dhe u përdorën për pastrimin e përfitimeve të paligjshme.
Së bashku me fuqinë e tyre të madhe ekonomike, që erdhi sidomos pas kalimit nga marijuana te kokaina në vitet 1980, baronët e drogës arritën dhe një pushtet më të madh. Disa, si Lehder, blenë aksione në radiot lokale dhe gazetat. Të tjerë, si Pablo Escobar Gaviria, kërkuan të krijonin klientë të bindur në qytete, duke shpërndarë të holla për të varfrit, ndërtimin e banesave për ata me të ardhura të ulëta në lagjet e varfra, apo blerjen e ekipeve sportive dhe ndërtimin e stadiumeve sportive. Një numër kontribuan në fushatat politike. Lehder shkoi aq larg sa krijoi Partinë e tij Latino-Nacionaliste dhe për të publikuar ideologjinë e tij hibride politike (një kombinim i nacionalizmit kolumbian dhe atij të Amerikës Latine, të mbrujtur me elemente të fashizmit) përmes gazetës së tij, ‘Quindio Libre’. Në vitin 1982, Escobar u zgjodh në fakt si një kongresmen alternativ në një propozim të Partisë Liberale.
Përveç korruptimit të sistemeve politike dhe ekonomike, trafikimi i narkotikëve ka gjeneruar një problem në rritje të drogës në familje. Në fillim të viteve 1980, u zhvillua në mesin e të rinjve kolumbianë një varësi e përhapur për ‘basuco’. Kjo ishte një lloj kokaine e kontaminuar, që të bën të varur dhe që zakonisht pihet me marijuanë apo duhan, dhe u hodh në tregun kolumbian nga kontrabandistët e kokainës, pasi ajo nuk ishte aq cilësore sa të eksportohej. Duke u shitur lirë, shumë shpejt u bë më shumë popullore në shumë qytete sesa marijuana, duke lënë qindra mijë të varur dhe shumë prej përdoruesve të saj vuajnë nga çrregullime nervore të përhershme.

Fillimi i skenarit ju ngjan i njohur?!
Prodhimi lokal i ushqimeve ra, teksa qindra mijë hektarë u konvertuan për kultivimin e marijuanës. Fermerët që ishin angazhuar në rritjen e produkteve tradicionale, si banania, u përballën me kosto pune më të shtrenjtë dhe mungesë të saj. Inflacioni u stimulua, sidomos në tregjet e tokave, teksa baronët e drogës rritën çmimet. Shumë biznese të ligjshme, përfshirë bankat, hotelet, linjat ajrore, restorantet dhe kazinotë u blenë nga mafiozët dhe u përdorën për pastrimin e përfitimeve të paligjshme.

Sot, Kolumbia është në ballë të përpjekjeve për të riparuar politikat e narkotikëve globale. Kombet e Bashkuara po debatojnë ndjeshëm muajt e fundit lidhur me shumë dështime të politikës globale të drogës. Në një seancë të para pak kohëve, Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos, ka propozuar një “zgjidhje njerëzore” ndaj problemit të drogës, që ka më shumë për qëllim të luftojë shkaqet e problemit në të gjitha fazat e tij, në vend se vetëm duke u fokusuar në zbatimin e politikave luftuese policore.
Por, sa kanë ndikuar të ardhurat kolosale nga marijuana e Kokaina në mirëqenien e vendit. Me të ardhura për frymë prej rreth 6 mijë dollarësh në vit, Kolumbia, së bashku me Bolivinë dhe Perunë (kjo e fundit në vitin 2000 e kaloi Kolumbinë si prodhuesi numër një i gjetheve të kokainës në botë) kanë më pak se gjysmën e të ardhurave të shteteve të tjera fqinjë, si Venezuela, Brazili, Kili, Argjentina, që nuk janë aq të varura nga kultivimi i substancave të paligjshme. Të dhënat janë marrë nga statistikat e Bankës Botërore për vitin 2015. Edhe në indeksin e zhvillimit njerëzor të vitit 2015, publikuar nga Kombet e Bashkuara, këto shtete kanë një renditje më negative (më mirë janë Argjentina dhe Kili, për më shumë info shiko tabelën).
Kolumbia renditet e 11-a në botë për vrasjet për 100 mijë banorë (30.8), sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin. “Kolumbia është e njohur për prodhimin e drogës dhe tregtimin e saj. Kjo e kombinuar me shoqërinë që është dukshëm e ndarë mes të pasurve e të varfërve ka bërë që shumë vendas të përfshihen jo vetëm në vrasje, por gjithashtu dhe në rrëmbime, vjedhje, sulme të rënda, por edhe krime të reja”, thuhet në raportin që shoqëron renditjen.
Historia përsëritet edhe në kontinente të tjera, ku shtetet që kanë “eksperimentuar” me pasurimin e shpejtë përmes kultivimit të marijuanës apo gjetheve të kokainës sot po rezultojnë që kanë të ardhura më të ulëta se fqinjët dhe një indeks të zhvillimit njerëzor më të përkeqësuar.
Në Amerikën Qendrore, Guatemala dhe Nikaragua kanë të ardhura deri në pesë herë më të ulëta se fqinji i tyre Kosta Rika, të ardhurat e të cilit për frymë i kalojnë 10 mijë dollarë. Me një mesatare prej 100 vrasjesh që kryhen në muaj, Guatemala me një popullsi prej 16 milionë banorësh, është e pesta në botë për vrasjet për 100 mijë banorë. Në indeksin e zhvillimit njerëzor Guatemala është e 129-a dhe fqinj, Kosta Rika, e 69-a.
Në Azi, Afganistani ka të ardhura minimale për frymë, prej vetë rreth 600 dollarësh. Filipinet janë një tjetër shembull, ku droga jo vetëm nuk ka rritur mirëqenien e popullsisë, por sot vendi ka 3% të popullsisë të varur nga substancat narkotike.

19 August 2016

Tepelenë. Vijojnë aksionet anti marijuane, asgjësohen rreth 5 000 bimë

Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë , për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në afërsi tëfshatit Dhëmblan, Tepelenë, u konstatuan dhe u asgjësuan në 2 parcela 3 500 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva si dhe 1 500 bimë të dyshuara narkotike u asgjësuan në vendin e quajtur "Budulisht" , Dhemblan ,Tepelenë. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies. Policia tha se  po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve

06 August 2016

05 August 2016

"Raporto,shpeto" nje aplikacion i USAID per viktimat e trafikimit

Në ‪#‎Shqipëri‬, ne po mbështesim aplikacionin celular ‘Raporto! Shpëto!, për të sensibilizuar qytetarët që të raportojnë rastet e dyshimta dhe për të ndihmuar viktimat e trafikimit të lidhen me shërbimet për ta. http://ow.ly/CXPW302w9cL

04 August 2016

Mesazhi ndergjegjesues qe po qarkullon ne rrjetet sociale

Të lutem , respekto rregullat e qarkullimit rrugor ! 
Po të drejtohem ty , familjar i imi , mik , i njohur , i panjohur me një kërkesë të vetme kushtëzuar nga stina më vrastare në republikën e Shqipërisë. 
Çdo ditë në vendin tonë , më të bukurin mbi tokë , shumë jetë të pafajshme vdesin nga pakujdesia jonë , a thua se tek ne luftohet kundër një armiku. 
Mos nxito të lutem ! Jetën nga vdekja e ndan një fraksion sekonde që ti , unë apo kushdo tjetër ia fal shpërqëndrimit nga timoni.
Mos i jep automjetit në gjendje të alkoolizuar ! Alkooli është armiku më i madh i yti , jo miku yt më i mirë.
Mos ec shpejt ! Shqipëria nuk ka asnjë rrugë me standarte , asnjë metër rrugë të ndriçuar natës përveç tuneleve . 
Mos i beso automjetit ! 80 % e aksidenteve me pasojë vdekjen në republikën e Shqipërisë ndodhin nga automjete të prodhuara vitet e fundit .
Numri i pasagjerëve në automjet të rrit përgjegjësinë , jo adrenalinën që përkthehet në rritje shpërqëndrimi. 
Kontrolloje automjetin gjithmonë përpara një udhëtimi të gjatë. Jemi në sezon vere , numri i kilometrave që bën shtohen. Mos kontrollo vetëm këngët që do dëgjosh rrugës , kontrollo sistemin e frenimit , llapmat e dritave dhe gomat , një pakujdesi e vogël përkthehet në vdekje !
Dhe e fundit. Duaje veten më shumë se makina !
Le të mos jenë më rrugët e Shqipërisë , rrugët që të dërgojnë drejt vdekjes ! 
Respektoji rregullat e qarkullimit . Vendos rripin për t'shpëtuar veten , jo gjobën e policit .

Aeroporti i Gjirokastres , hapa te hedhur deri tani



03 August 2016

Pas asfaltimit ne Libohove vijne shenjat rrugore aq te domosdoshme


Foto Bashkia Libohove
Bashkia e Libohoves tha se pas rikonstruksionit të pjesshëm, ka vijuar puna me plotesimin  e rrugëve me sinjalistikë horizontale dhe vertikale në ato vende ku mungonte apo ishte dëmtuar. Pak dite me pare Drejtoria e rrugeve hodhi nje shtresë asfalti hedhur  në një pjesë të rrugës zbritëse. Bashkia e Libohoves falenderoi edhe  qytetarët për mirëkuptimin e treguar lidhur me vështirësitë e krijuara në qarkullimin e automjeteve.

Sherbimi Punesimit Gjirokaster: baze te dhenash per punesimin sezonal



Sherbimi i punesimit ne Gjirokaster po nxit punesimin sezonal te te rinjve sidomos ne sektorin turistik. Studente te profileve te ndryshme kane shfaqur interes sipas Drjtorit te ketij sherbimi Eduart Pesha

Memaliaj, mijera bime me marijuane

Më datë 01.08.2016, në fshatin Shalës, në vëndin e quajtur “Fusha e Shalësit”, u gjetën të mbjella dhe u asgjësuan 5230 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 284 i Kodit Penal.

02 August 2016

sirianet ne kufi

Policia shqiptare po vëren ditët e fundit grupe të shtuara të refugjatëve sirianë që synojnë të hyjnë drejt kufirit shqiptar. Policia kufitare e Gjirokastërës ktheu sot drejt territorit grek 50 refugjatë mes të cilëve 20 sirianë dhe 30 pakistanezë. Burimet policore thanë se disa prej refugjatëve, mes të cilëve dhe fëmijë, janë paraqitur në gjendje të ëvshtirë shëndeteëore prej qëndrimit prej disa ditësh në kushte të vështira në territorin grek. Refugjatët kanë marrë ndihmën e ekipeve të UNCHR-së që vepron në rajon dhe së shpejti pritet të jetë më aktive në Gjirokastër përmes një zyre të posacme. Policia shqiptare ka dyshime se grupe të mëdha refugjatësh fshihen në zonat pyjore afër Shqipërisë me synimin për të hyrë në terriorin shqiptar. Këto zona janë të papërshkueshme nga rojet greke të kufirit dhe trafikantët shqiptare shfrytëzojnë shtigje që dikur përdoreshin për kalimin e paligjshëm të refugjatëve shqiptarë. Pak ditë më parë një tjetër grup refugjatësh sirianë ishte bllokuar në segmentin rrrugor Tepelenë - Fier tek transportohej me një makinë luksoze drejt kufirit të Malit të Zi. Grupet e refugjatëve sirianë që hyjnë nga Greqia dalin nga kampet greke të strehimit. Katër prej këtyre kampeve ndodhen në Veri të Greqisë afër kufirit me Shqipërinë.

31 July 2016

Bashkia e Tepelenes konfirmon: MIRATOHET PROJEKTI PËR RRUGËN E KURVELESHIT

Qeveria shqiptare nëpërmjet "Fondit të Zhvillimit të Rajoneve" në faqen e "Agjensisë së prokurimeve publike" ka shpallur fituesin e projektit duke e konfirmuar kështu në mënyrë definitive projektin që do të lidhë Tepelenën me zonën e Kurveleshit. Ky investim do të zgjidhë njëherë e përgjithmonë problemin në infrastrukturën rrugore të kësaj zone, e cila kryesisht gjatë stinës së dimrit bëhej shpesh e pakalueshme duke u shëndrruar në një rrezik për automjetet ,e duke e lënë thuajse në izolim të plotë zonën për ditë të tëra çka e vështirësonte edhe më shumë jetën e këtyre banorëve në përballjen me problemet shëndetësore apo furnizimin me ushqim për vete apo për bagëtitë.
Nga ky projekt pritet të preken 5 fshatra duke i çliruar njëherë e përgjithmonë nga vështirësit si : Bënçë, Lekdush, Progonat, Rexhinë, Nivicë duke vazhduar kështu lidhjen me pjesën tjetër të Kurveleshit e cila të çon për në Kuç të Vlorës. Bashkia e Tepelenes vleresoi se ky  investim do të jetë një nga arritjet më të mëdha kete zone qe thuajse kap  shifrën më të lartë të papunësisë në vend  dhe me nivelin më të ulët social dhe ekonomik .