Showing posts with label tema. Show all posts
Showing posts with label tema. Show all posts

01 October 2017

Qendra e Trashegimise promovon Dokumentarin "Sfidat e Moratoriumeve"



Pjesa e pare
Qarku i Gjirokastres  dhe pasurite natyrore 

Qarku i Gjirokastres  qe perfshin edhe Tepelenen dhe Permetin numeron 150 monumenteve natyrore të gjallë dhe jo të gjallë. Rreth 4200 ha  e sipërfaqes gëzon statusin si Park Kombëtar, 7060 ha gëzon statusin si rezervat shkencor dhe  13500 ha janë zonë peisazhore e mbrojtur. Pyjet dhe kullotat, të kombinuara së bashku mbulojnë 64% të tokës në kete qark. Kullotat janë të paçmueshme si një burim ushqimi për blegtorinë dhe gjithashtu për rreth 120 llojet e bimëve medicinale të qarkut. Shumica e zonës pyjore gjendet në bashkinë e Përmetit, që përmban edhe pjesën më të madhe të pyjeve malore  ndjekur nga Bashkia e Gjirokastrës. Varietetet e faunës në Gjirokastër janë po aq të shumta sa edhe ekzotike. Pothuajse gjysma e gjitarëve mund të gjenden në rajon (31 nga 65), si dhe një numër i llojeve të lakuriqëve të natës që strehohen në shpella. Për sa i përket zogjve, 93 nga 320 specje që ka vendi, dihet se banojnë në qark. Lugina e lumit Drinos dhe lumi Vjosës veprojnë si një rrugë e rëndësishme migrimi, veçanërisht për specjet globalisht të kërcënuara të quajtura Sokoli i kuqërrëmtë. Ky qark strehon gjithashtu 18 nga 37 specjet e zvarranikëve të Shqipërisë, dhe 10 nga 15 specje të amfibëve të vendit.  Para vitit 1990, gjuetia ishte rreptësisht e kontrolluar dhe e rrallë. Vetëm personat që i përkisnin shoqatës shtetërore të gjahut ishin të lejuar të mbanin armë. Pas vitin 1990, gjuetia ilegale ka qenë plotësisht e pakontrolluar, duke pakësuar dhjetë herë numrin e kafshëve të egra. 

Pjesa e dyte
Natyra si mundesi per turizmin dhe ekonomine e banoreve.

 Burimet e rajonit tonë plotësojnë kushtet për zhvillimin e të gjitha formave të turizmit të gjelbër si: 

   Zhvillimi i turizmit alpin;
_ Zhvillimi i turizmit lumor sportive;
_ Zhvillimi i turizmit eksplorues.

Terreni malor i Qarkut të Gjirokastrës dhe sidomos i kanioneve të malit të Nemëçkes mbi fshatin Kaludh nga ana e Përmetit, e kanioneve të luginës së Bençës, krijojnë mundësira jo vetëm për turizmin alpin, por edhe të mundësive të organizimit të kampionateve të alpinizmit. Sistemi specific i lumit të Vjosës me investime jo shumë të mëdha krijon mundësi të plota për zhvillimin e turizmit lumor sportiv. Shpellat e shumta me stalagmite dhe stalaktite në Progonat dhe Nivicë të Kurveleshit, shumica të paeksploruara krijojnë mundësinë e organizimit të turizmit eksplorus. Zhvillimin eturizmit të gjelbër e stimulojnë edhe ekzistenca e një sërë monumentesh natyrorë, që natyra ia ka falur Qarkut të Gjirokastrës si:  Pejsazhi turistik i Ujit të Ftohtë të Tepelenës, Pejsazhi turistik i liqenit artificial të Viroit; Parku natyror kombëtar i Hotovës në rrethin e Përmetit; Pylli me bredha i Sotirës dhe peisazhi turistik i këtij fshati. Po kështu fusha e Çajupit, Llufa e Nivicës në Kurvelesh dhe ujrat termale të Bënjës në rrethin ePërmetit, për aftësitë e mëdha kurative që ato mbartin mund të bëhen vatra të rëndësishme për tërheqjen e turistëve.  Dy lumenjtë kryesorë që përshkojnë qarkun, ai i Drinos dhe Vjosës krijojnë përveç resurseve ekonomike në drejtim të shfrytëzimit të energjisë së ujrave të tyre e kultivimit të peshkut edhe mundësi për zona plazhistike që në njëfarë mase shfrytëzohen që tani. Të gjykuara nga këndvështrimi i përdorimit të tyre për qëllime turistike ato përbëjnë një burim të konsiderueshëm të ardhurash ekonomike për rajonin. Për këtë arsye dhe derisa të krijohet infrastruktura e nevojshme për zhvillimin e turizmit në zonë, detyrë imediate është evidentimi dhe ruajtja e tyre.

Pjesa e trete
Sfida e moratoriumeve
Në shkurt të vitit  2016  hyri në fuqi një moratorium 10-vjeçar i pyjeve,  i cili nuk  lejon më  veprimtari të shfrytëzimit të lëndës drusore në fondin pyjor publik dhe privat  si  dhe  ndalon  eksportin  e lëndës së drurit të papërpunuar, lëndës së ndërtimit, drurëve të zjarrit si dhe  qymyrit të drurit. Moratoriumi verdhi  në një kohë kur  pjesa më e madhe e pyjeve i  kaluan njësive të qeverisjes vendore te cilat janë krejtësisht të  papërgatitura të menaxhojnë këtë sektor  dhe problematikat komplekse të tij. Strukturat e reja që u miratuan  nga Bashkitë e reja janë tejet të cunguara në raport me nevojat e këtij shërbimi, i numërojnë me gishta specialistët e pyjeve dhe pjesa dërrmuese e specialisteve janë jashtë profilit. Krahas burimeve njerëzore një problem kompleks mbartet me bazën dokumentare e cila është ende e “dyllosur’ në godinat e Shërbimeve Pyjore kur  duhet t`i kishte kaluar bashkive.
Pyjet jane ne veshtiresi te medha tha gjaje nje takimi me koleget kristo kauri nje inxhinier i   vjeter pyjesh.

Ndersa Kleanthi Mandi ,një inxhinier i vjetër i pyjeve ka bërë një përllogaritje të numrit të specialisëtve që duhet të ketë në Qarkun e Gjirokastrës bazuar në Ligjin e ri për pyjet. Ky Ligji i përcakton kriteret teknike për rekrutimin e nëpunësve, në funksion të sipërfaqes. Kështu një nëpunës për 750 – 1000 ha  për pyjet e lartë; një nëpunës për 1500 – 2500 ha për pyjet e ulët dhe shkurret dhe një nëpunës për 4000 – 6000 ha, për kullota dhe livadhet. Sipas zotit Mandi në Qarkun e Gjirokastrës që përfshin 265 fshatra me 159,500 banorë  nevojiten për rreth 161.013 ha pyje plot 49 specialistë.Bashkia e Gjirokastrës dhe Dropullit do të duhet të kenë mbi bazë të sipërfaqeve pyjore  nga 8 specialistë,  ndërsa Bashkia e Tepelenës do të duhet të ketë 11 specialistë.  Zoti mandi thotë se moratoriumet po monitorohen në disa zona fale bashkepunimit te shoqerise civile.

Ndersa kole malaj iShoqata Kombëtare e  Specialistëve  të Pyjeve thote se dy moratoriumet ai i pyjeve dhe gjuetise paraqesin nje fare kapitullimi para mireadministrimtit te ketyre pasurive.. Raif Poda  qe merreth prej gati 15 vitesh me sigurimin e druve te zjarrit thote se furnizimi banoreve behet gjithnje e me i veshtire. Ai thote se rreth 80% e banoreve ne zonat rurale ngrohen me dru zjarri dhe per cdo familje duhen rreth 10 meter kub dru zjarri  ku per nje prej tyre kushton rreth 4 mije leke.

Disa programe po mbeshtesin zbatimin e moratoriumeve dhe qeverisjen vendore . Janaq Male, Drejtor Egzekutiv, Organizata Ndërkombëtare CNVP, Shqipëri thote se eshte mjaft i rendesishem bashkerendimi aktiviteteve per zbatimin me sukes te moratoriumeve.
Kreytari i shoqates e gjuetareve Stefan Qurku thote se ne qarkun e Gjriokastres zbatimi i ketij moratoriumi ka deshtuar.


Disa dukuri shoqeruan hryjen ne fuqi te moratoriumit ne Luginen e  Drinos ku u pane me shume lloje zogjsh dhe sidomos koloni te skifterit ketarverdhe por edhe nje cift lejlekesh qe ngriten folene e tyre pas disa vitesh mungese.
 Vezhguesi i zogjeve Mirian Topi thote se keto dukuri menritojne vemendje me te madhe per mbrojtjen e disa specieve ne rrezik.

Pjesa e katert
Zjarret ne pyje me deme te medha -nje sfide e re

Repartet e shuarjes së zjarreve  përballuan   Shqipëri një situatë jo të zakontë prej renei se zjarreve. Vetëm  Qarkun e Gjirokastrës janë shënuar rreth 100 vatra zjarri ku  mjaft zona janë rrezikuar shtëpi të banuara dhe janë djegur mbi 600 ha pyje, kullota dhe shkurre. Vetëm dy persona nga rreth 30 të shoqëruar janë arrestuar nga policia, ndërsa pjesa më e madhe e zjarreve vlerësohen si të qëllimshëm. Ajo që e bën më të vështirë situatën  terren është mungesa e mjeteve zjarrfikëse. Autoritetet përdorën elikopterë dhe kërkuan ndimën  edhe nga Greqia për rreth 50 vatra zjarri që janë shënuar tre javët e fundit  këtë qark.Strukturat shtetërore shqiptare janë vë  kritika për menaxhimin e zjarreve ndërsa qeveritë gjatë këtyre viteve gjithnjë e më shumë po akuzohen se nuk po i kushtojnë rëndësi investimeve prioritare  sektorë të rëndësishëm të mbrojtjes civile nga zjarret dhe përmbytjet."Veprojmë  terren ndaj zjarreve me disa makina shumë të vjetra të viteve 70 - të, të  shekullit të kaluar", tha  një takim  Shefi i Repartit të Emergjencave në Gjirokastër Kujtim Bizhga. Edhe Nënprefekti i Tepelenës Avni Lalaj tha se i vetmi automjet zjarrfikës  këtë rreth i përket viteve shtatëdhjetë ndërkohë që pak javë më parë kurora e gjelbërt e qytetit dhe ekonomi drufrutore të banorëve u shkrumbuan.

Mosndëshikimi për zjarret nxit djegiet e qëllimshme

Specialistët e pyjeve flasin me shqetësim për nivelet e ulta të ndëshkimeve nga organet e drejtësisë të cilat kanë nxitur zjarrvëniet e qëllimshme. Në Shqipëri ka një “traditë të keqe “të barinjve që djegin kullotat me pretendimin për ripërtëritjen e tyre me shirat e parë të vjeshtës. Në mjaft raste këto zjarre të qëllimshme dalin jashtë kontrollit dhe nga sipërfaqet kullosore prekin sipërfaqe të mëdha pyjore. Barinjtë shihen si zjarrëvënësit kryesorë dhë ndonëse shërbimet pyjore marrin prej tyre deklarata të përvitshme për mospërsëritje kontratash në raste zjarresh në sipërfaqet që ata kanë me qera, asnjë prej tyre nuk penalizohet edhe nga ana administrative. Sipas Raporteve të Emergjencave Civile rreth 30 % e zjarreve në Shqipëri ndodhin në pyje duke sjellë dëmtime të sipërfaqeve që kanë pasur pasoja edhe nga prerjet e paligjshme. Kryetari i organizatës jo qeveritare Federata e Pyjeve në Gjirokastër Kleanthi Mandi tha se masat ligjore duhet të jenë më të ashpra. Sipas inxhinierit pyjor dëmi ekonomik nga zjarret është kolosal për pyjet të cilat kanë pësuar vitet e fundit pasoja të mëdha nga prerjet e pakontrolluara dhe keqmenaxhimi. Vetëm në qytetin e Tepelenës zjarri dogji rreth 17 ha të kurorës së gjelbër duke dëmtuar edhe pisha shumëvjeçare, dhjetëra pemë ulliri, ekonomi të bletëve dhe pasuri të tjera të qytetarëve. Ndërsa dëmi vetëm nga kjo vatër zjarri llogaritet në miliona euro ende po hetohet mbi personat përgjegjës dhe nuk ka asnje te arrestuar. Drejtoi i Institutit  te Natyres Nihat Dragoti thote se menaxhimi i zjarreve kerkon bashkerendimin e shume aktoreve.

Ndersa inxhineiri i pyjeve i Shoqatës Kombëtare të Parqeve të Shqipërisë, Abdul Çuçaj thote se zjarret e qellimshme duhen frenuar duke rritur ndeshkimet.

Pjesa e peste
Krimi mjedisor mbetet pak i ndëshkuar në Shqipëri

Në 2016 u shënuan 16 procedime për zjarret, por vetëm një i dënuar
Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me zjarr dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet, sipas Kodit Penal në Shqipëri. Ndërkohë nëse nga vepra penale janë shkaktuar pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet. Por dënimet për zjarrvëniet në Shqipëri numërohen me gishta, ndonëse vendi, sidomos në sezonin e verës, përfshihet nga qindra zjarre që në pjesën dërmuese janë të qëllimshme dhe më dëme të mëdha materiale. Vetëm në Qarkun e Gjirokastrës në harkun e gati një muaji janë shënuar këtë vit mbi 30 zjarre, ndërsa këto ditë në Shqipëri shënohen 10-20 vatra zjarri çdo ditë. Të dhënat e Prokurorisë së Përgjithshme flasin se gjatë vitit 2016 në shkallë vendi u regjistruan 16 procedime penale ne katër persona të pandehur. Por sipas Raportit të Prokurorit të Përgjithshëm të vitit 2016 vetëm një çështje iu dërgua gjykatës dhe vetëm një person rezultoi i dënuar. Numri i procedimeve ra krahasuar me vitin 2015 kur u shënuan 27 raste për zjarrvënie të qëllimshme, por nga të cilat nuk u dërgua asnjë në gjykatë dhe nuk pati asnjë person të dënuar.


02 May 2017

DISA KONSIDERATA PËR MARRËDHËNIET E NJERIUT ME MJEDISIN DHE MBROJTJEN E TIJ

DISA KONSIDERATA PËR MARRËDHËNIET E NJERIUT ME MJEDISIN DHE MBROJTJEN E TIJ

Nga Besnik Ismailati

Qëndrimi i njeriut në lidhje me mjedisin ka ndryshuar në mënyrë dramatike në shekullin e njëzetë. Gjatë kësaj periudhe kanë lindur edhe mjaft lëvizje apo zhvillime ekologjike që kanë fituar me shpejtësi një vend kryesor në skenën politike dhe shoqërore të vendeve më të zhvilluara të Botës.
Por pavarësisht nga puna e përgjithshme e bërë për ndërgjegjësimin mjedisor, akoma edhe sot e kësaj dite në asnjë vend të Botës, ambientalistët nuk kanë arritur dot që të krijojnë qoftë edhe një grupim të vogël të popullsisë që të merret me problemet e mbrojtjes së ambientit, pavarësisht se kanë krijuar kushtet e një kulture të përgjithshme të kësaj fushe , pasi ata akoma nuk ia kanë dalë dot që të bindin masat e gjera popullore për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.Pra vetëm ky fakt tregon se gjatë këtij shekulli në punën e ambientalistëve janë bërë edhe shumë gabime.
Në thelb katër janë gabimet kryesore në politikat mjedisore të shekullit të njëzetë:
1.Mirësia e përgjithshme e natyrës. Shpesh herë ne diskutojmë dhe e mohojmë rolin e natyrës në plakjen dhe vdekjen e njeriut, por duhet të dimë se jo çdo gjë që është e natyrshme është e mirë dhe bën mire për jetën dhe shëndetin e gjallesave, përfshi edhe njeriun.
2.Mbrojtja me këmbëngulje dhe me çdo formë e jetës, e cila shpesh herë bëhet shkak i patosensibilitetit.
3.Vizioni katastrofik i ndotjes së mjedisit.
4.Mbrojtja e fondeve simbol mjedisore që ndodhen shumë larg nga realiteti e përbashkët (p.sh. pyjet e Amazonës, etj.).
Cili person quhet ambientalist?
Kjo pyetje nuk mund të japë një përgjigje të saktë dhe të përgjithshme, për shkak se brenda profesionit të një ambientalisti bashkëjetojnë dhe mbarten ide e koncepte të ndryshme. P. sh. ata ambientalistë që pohojnë mirësinë absolute të natyrës , bëjnë pjesë në grupin e sempliçistëve (ambientalistët e thjeshtë), ndërsa ata që e orientojnë ambientalizmin e tyre në mbrojtjen e të gjitha formave të jetës shtazore, bëjnë pjesë në grupin e ambientalistëve patosensibël. Grupi që është i orientuar në mbrojtjen e fondeve apo "simboleve " të tilla si p.sh. pyjet e Amazonës, një park apo një specie të vetme të kafshëve, bëjnë pjesë në grupin e ambientalistëve romantikë, ndërsa grupi që është i tmerruar nga ndotja e ambientit ,bën pjesë në grupin e ambietalistëve fobikë (në kuptimin e “Well-being” mirëqenies).
Këto katër pozicione të ambientalistëve e kanë bërë të pamundur shumicën e popullsisë kudo nëpër Botë që të përfshihet në tezat e "të gjelbërve", pasi në këtë rast mungon bashkëlidhja psikologjike që e motivon këtë pozicion. Nga sa u citua më lart kuptojmë menjëherë se, në se për një ambientalist një çështje e mjedisit mund të jetë e vlefshme, ajo nuk mund të jetë e tillë për dikë tjetër që ka një vizion ndryshe për jetën , i cili përpara se të vendosë për një veprim që duhet të kryejë në lidhje me mjedisin, tenton të bëjë vlerësimin e vet pro ose kundër tij, dhe pastaj merr vendimin e vet pozitiv ose negativ në lidhje me çështjen e vet që ai ka për të zgjidhur.
Një meritë e madhe e ambientalistëve sot është që ata kanë treguar se natyra është një e mirë, nga e cila njeriu mund të heqë dorë vetëm atëhere kur të ketë humbur një pjesë të vetes së tij: ku secili prej nesh duhet të kujtojë disa momente të jetës së vet , në të cilën natyra ka luajtur një rol të rëndësishëm.
Për ekologjistët e zakonshëm, apo ata më të thjeshtët, tashmë është bërë praktikë e zakonshme për të sulmuar direkt të gjithë ata njerëz që shkatërrojnë trashëgiminë natyrore si: një fabrikë që ndot ambientin, një gjuetar, një zonjë të veshur me peliçe, etj.etj.Por problemi i tyre kryesor është se ata me një pozicion ekstremist përfundojnë në vendosjen e vetes së tyre në kundërshtim me jetën e përbashkët të shoqërisë njerëzore.
Nëse do të provojmë të intervistojmë dhjetë njerëz të zakonshëm, do të shohim se të paktën nëntë prej tyre do të jenë në favor me argumentet më të përgjithshme të ambientalistëve, por nga ana tjetër tek të gjithë ata nuk do të jetë e vështirë të gjenden edhe shumë mospërputhje me idetë e tyre.
P.sh. kush do të ishte dakort që të hiqte dorë nga përdorimi i një makine të shpejtë që lëviz nga një vend në tjetrin? Sigurisht që makina përdoret për punë, por është fatkeqësi kur dikush atë e përdor edhe ditët e shtuna e të diela për argëtim, duke shkaktuar kështu edhe ndotjen e ambientit. Kujt p.sh.në jetën e vet nuk i ka rastisur që duke udhëtuar me makinë në kohën e një mbrëmjeje verore, të mos ketë shtypur me dhjetëra bretkosa nëpër rrugët e lagura nga ndonjë rrebesh shiu, apo edhe ndonjë iriq të mbledhur si top në mes të asfaltit?
Çdo njeri është kundër fabrikave që ndotin mjedisin, por nga ana tjetër vetë punëtorët janë kundër mbylljes së një fabrikë që e ndot atë, për të mos humbur vendin e punës.
Ne e dimë shumë mirë se ngrohësit e llojeve të ndryshme të qyteteve janë një prej burimeve më të mëdha të ndotjes së ajrit , por nga ana tjetër janë edhe kondicionerër që harxhojnë një sasi të pabesueshme të energjisë elektrike, por cili prej nesh nuk është dakort që ta ketë ambientin e shtëpisë së vet të ngrohtë?
Kush nuk do të dëshironte që të jetonte në një shtëpi të bukur në periferi të qytetit, me një kopësht,ku të vraponte e të argëtohej së bashku me qenin e vet? Apo sikur të kishte edhe një shtëpi tjetër në buzë të detit , ku të kalonte fundjavën… Sa keq do të ishte për çdo banor të një qyteti apo të një zone, sikur secili prej tyre të kishte në dispozicion të vet një sipërfaqe toke prej 70 x 70 metra, ku të ndërtonte vilën e vet, atëhere me siguri që çdo metër toke e kësaj zone apo këtij qyteti do të ishte urbanizuar dhe betonuar, dhe natyrisht, pjesa e banorëve që do të ndërtonte shtëpinë e vet në zonat malore apo edhe në mes të një liqeni , do të protestonte me forcë për këtë fenomen.
Kush nuk do të dëshironte të ndërtoheshin rrugë të reja për të kursyer qoftë edhe disa minuta udhëtim?
Çdo person që preferon skitë, sigurisht që e mendon se do të kalojë edhe një ditë argëtuese, por a i shkon ndonjëherë në mendje se çdo pistë përbën edhe një dhunim apo shkatërrim të malit?
Po ata miliona njerëz kudo nëpër Botë që dynden për argëtim dhe çlodhje në plazhe në periudhën e verës, ndoshta nuk e kuptojnë se me dëshirën e tyre bëhen bashkëfajtorë të përtacisë që shkaktohet nga nxehtësia e rrezeve diellore? Natyrisht që çdo fshat buzë detit është i integruar shumë mirë me natyrën piktoreske të tij, por do të ishte më mirë që ky fshat të mos ndodhej buzë detit, sepse, p.sh. çfarë do t’i thoshte një prind fëmijës së vet, i cili vrapon buzë detit për të kapur një kandil deti? Natyrisht që prindi nga kënaqësia dhe gëzimi do t’i thoshte:”Të lumtë! Deti ka shumë kandila…”. Por, a nuk e dimë se në det ka edhe peshkaqenë që shkaktojnë dëme e fatkeqësi në jetët njerëzore?
Shembuj të tillë të marrëdhënieve të njeriut me natyrën apo mjedisin janë të panumërt. Megjithatë, ambientalist i mirëfilltë mund të quhet çdo njeri që do të dëshironte të kishte e të krijonte me dëshirë e me ndërgjegje sa më shumë parqe të mbrojtura e të padëmtuara.
Si konkluzion, prania dhe pjesëmarrja e njeriut në ruajtjen dhe zhvillimin e natyrës apo mjedisit, sigurisht që do të jepte rezultate pozitive, vetëm atëhere kur ai do të punonte me dëshirë e ndërgjegje në këtë fushë.

21 April 2017

Buletin Monitorimesh per Moratoriumet e Pyjeve dhe gjuetise nga Qendra e Trashegimise

Në shkurt të vitit 2016 hyri në fuqi Moratoriumi 10-vjeçar i Pyjeve. Por strukturat pyjore në Qarkun e Gjirokastres ndodhen në një ris-trukturim të thellë. Sipërfaqja e transferuar në këtë Qark që përfshin 265 fshatrat me rreth 160.000 banorë është 66.231 ha pyje dhe 94.782 ha kullota. Mbi bazë të ligjit kjo sipërfaqe do të duhej të mbulohej nga 49 specialistë pyjesh. Vetëm për Bashkinë Gjirokastër do duheshin 8 dhe po kështu 8 dhe për Bashkinë Dropull. Por Bashkitë e reja që morën nën administrim sipërfaqet pyjore kanë pak kapacitete njerëzore, logjistike dhe me mjete per t`i zbatuar këto mor-atoriume. Strukturat pyjore miratuar për vitin 2016 nga Këshillat Bashkiakë kanë 1-3 persona. Keshtu Bashkia Dropull ka vetëm 1 ndërsa Bash-kia Gjirokastër ka vetëm 3 edhe ata jashtë pro-filit. Të dhënat per ecurinë e zbatimit të Morato-riumeve ne nivel Qarku nuk publikohen dhe pub-liku eshte pak i ndërgjegjësuar për pasojat që vijnë nga shkelja e moratoriumeve. Në rajon ka gjithashtu një nivel të ulët të informimit te pub-likut lidhur me zbatimin e dy moratoriumeve.

14 February 2017

Shqiptarët rrisin ankesat për mungesën e informimit nga institucionet

Shqiptarët rrisin ankesat për  mungesën e informimit nga institucionet

Nga Alban Matushi

Njësitë vendore në Jug të Shqipërisë premtuan në se do të hapnin Faqe Web-i ku do të bënin transparent aktivitetin e tyre për qytetarët dhe do rrisnin komunikimin me publikun. Por, kur kanë kaluar gati dy vjet nga fillimi i aktivitetit të 7 Bashkive të reja, të cilat dolën nga zgjedhjet me Reformën e re Territoriale, në Qarkun e Gjirokastrës, asnjë prej tyre nuk e ka bërë këtë. Unioni Rajonal i Gazetarëve vërejti se “Programet e Transparencës” ndonëse janë një detyrim ligjor nuk pasqyrohen në komunikimin me qytetarët dhe edhe atje ku janë formalisht nuk përditësohen me të dhëna. Sipas një monitorimi të kryer nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit në shkallë vendi për vitin 2016 nga 128 Autoritete Publike vetëm 77 prej tyre kanë hartuar dhe miratuar Programin e Transparencës dhe vetëm 78 Autoritete Publike mbajnë një Regjistër të Kërkesave dhe Përgjigjeve ndaj qytetarëve. Sipas Komisionerit nga të dhënat e marra vetëm nga 78 Autoritete Publike për vitin 2016 janë trajtuar 14.314 kërkesa për informacion 626 prej të cilave janë refuzuar.
 Rritja e ankesave nga qytetarët
Qytetarët shqiptarë dhe Organizatat e Shoqërisë Civile rritën ndjeshëm gjatë vitir 2016 ankesat për zbatimin e Ligjit për të Drejtën e Informimit nga institucionet shtetërore dhe vendore. Një raport i Komisionerit për të Drejtën e Informimit flet për gati trefishim të numrit të ankesave krahasur me një vit më parë. “U depozituan 684 ankesa, thuhet në raport dhe rritja e numrit të tyre si nga organizatat e shoqërisë civile dhe qytetarët është një tregues i mirë i rritjes së ndërgjegjësimit qytetar”. Raporti vlerëson se 374 ankesa janë depozituar nga organizaat e Shoqerisë Civile dhe 310 janë depozituar nga qytetarët. Në Raport vihet në dukje “një rritje e ndjeshme e numrit të ankesave të qytetarëve krahasuar me një vit më parë, ku numri në total i ankesave ka qenë 274. “Ankesat, sipas vlerësimit të Komisionierit për të Drejtën e Informimit, kanë qenë kryesisht për institucionet e pushtetit vendor, por ka patur ankesa edhe për institucionet e pushtetit qendror. “Mbetet ende problematike moskthimi i përgjigjes nga ana e Autoriteteve Publike brenda afatit 10 ditor të përcaktuar nga Ligji “Për të e drejtën informimit”, vlerëson Raporti.
Pak zyrtarë të ndëshkuar për frenim të dhënies së Informacionit
Komisioneri për të Drejtën e Informit në Shqipëri ka dhënë përgjatë vitit 2016 vetëm 3 sanksione administrative ndaj personave përgjegjës për refuzim për vënie në dispozicion të informacionit publik të kërkuar. Por Zyra e Komisionerit në Raportin e vitit 2016 tha se ka realizuar 95 hetime administrative në fushën e të Drejtës për Informim me synim verifikimin e ankesave të depozituara. Sipas Raportit nga Komisioneri janë dërguar pranë Autoriteteve Publike 273 kërkesa për parashtrime, ndërsa 46 ankesa vijojnë të jenë në proces. Disa organizata të shoqërisë civile po nxitin muajt e fundit ne nivelin vendor qytetarët t`u drejtohen autoriteteve për informacion. Instituti Shqiptar i Medias praktikoi interesime në disa Bashki të vendit nga gazetarët dhe qytetarët për të parë nivelin e sjelljes së autoriteteve  në dhënien e informacionit të kërkuar. Përpjekjet vijnë në një kohë kur analistët vlerësojnë me shqetësim kufizimin e Transparencës për një seri aktivitetesh si ato të Koncesioneve, Projekteve në infrastrukturë, shpenzimeve per aktivitete politike dhe partiake, etj.
Monitorimet nxjerrin zbuluar Bashkitw 
Një monitorim i kryer nga BIRN gjatë muajit qershor zbuloi se më pak se gjysma e detyrimeve ligjore në lidhje me të drejtën për informim dhe transparencën aktualisht respektohen nga 61 njësitë e pushtetit vendor, pjesërisht për shkak të mungesës së njohjes së ligjeve dhe pjesërisht për shkak të mentalitetit të administratës së mbyllur për publikun. Hartuesit e raportit identifikuan 50 detyrime që bashkive u rrjedhin nga tre ligje dhe dërgoi 12 gazetarë në secilën nga 61 bashkitë e vendit për të parë se sa prej këtyre detyrimeve aktualisht respektohen. Monitorimi u krye paralelisht në terren dhe në internet për të krijuar një njësi matëse mbi nivelin e transparencës dhe njëkohësisht për të identifikuar ato pjesë të ligjeve që vijojnë të mos respektohen, me synimin final që bashkitë të detyrohen t’i zbatojnë këto ligje të rëndësishme për demokracinë. BIRN i analizoi të tri ligjet për të identifikuar 50 detyrime që bashkive u rrjedhin nga këto ligje për të bërë publike në çdo kohë ligje, vendime, rregullore, dokumente, adresa personash kontakti, etj. dhe pas kësaj grupi i gazetarëve vizituan bashkitë një për një për të parë nëse këto dokumente qenë të disponueshme në stendat e bashkive apo qenë të disponueshme menjëherë pas kërkesave të kryera pranë koordinatorëve për të drejtë informimi të secilës bashki. Detyrat ligjore të bashkive variojnë nga publikimi i dokumenteve të rëndësishme si ligjet, vendimet e këshilleve bashkiake, buxheteve dhe buxheteve faktike, te publikimi i emrit të koordinatorit për të drejtë informimi dhe koordinatorit për njoftim dhe konsultim publik, te publikimi i procesverbaleve të konsultimeve publike të kryera apo te njoftimet për datën, vendin dhe temën e konsultimit publik të planifikuar. Nga monitorimi në terren rezultoi se asnjë bashki nuk i ka respektuar kërkesat e ligjeve të mësipërme

03 February 2017

Veprimtari konkrete per mbrojtjen e pyjeve e vlerave te biodiversitetit ne Gjirokaster

Veprimtari konkrete per mbrojtjen e pyjeve e vlerave te biodiversitetit ne Gjirokaster 


Federata Rajonale e Pëdoruesve të Pyjeve Kullotave Komunale Gjirokastër (FRPPK) në periudhën 10 mujore të vitit 2017, do të kryejë monitorimi i zbatimit të Moratoriumeve të Pyjeve dhe Gjuetisë; në tre Bashki respektivisht: Gjirokastër; Libohovë; Dropull. Kjo veprimtari zhvillohet në kuadrin e Projekti “Achieve”, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri . U përzgjodh kjo datë seminari në Ditën e Shërbimit Pyjor Shqiptar-27 Janari.
Me transferimin total të Pyjeve dhe kullotave në Bashki nuk u transferuan vetëm përfitimet nga kjo pasuri e vyer kombëtare, por dhe përgjegjësitë e detyrimet ligjore për menaxhimin e qëndrushëm të kësaj pasurie.Duke vlerësuar Moratoriumet si e vetmja mundësi për të shpëtuar dhe ripërterirë pyjet, për krijimin e ekuilibrit të humbur të ekosistemit pyjor dhe rritjen e potencialit të rolit shumëfunksional të pyjeve tona në drejtim të prodhimtarisë, biodiversitetit, funksioneve ekologjike, ekonomike, sociale, mbrojtëse ndaj erozionit,Federata e Pyjeve Gjirokastër nëpërmjet këtij projekti, përzgjodhi rolin monitorues dhe mbështetës të strukturave shtetërore ligjzbatuese për zbatimin e dy ligjeve në mbrojtje të natyrës.
Federata Rajonale e Përdorueseve te Pyjeve Kullotave Komunale (FRPPKK) Gjirokastër; me antarët e sajë në fshatra dhe të organizuar ne shoqata të pyjeve në Njësitë Administrative, të organizuar së fundi në tre Bashkitë e mësipërme, do përfshihen dhe do të veprojë aktivisht në zbatimin e ligjeve: Për Moratorumin e Pyjeve dhe Gjuetisë në një periudhë 10 mujore. Do organizohet një rrjet informimi me rreth 50 veta; kryesisht me krytarët e komisioneve të pyjeve (kryetarët e fshatrave) për të informuar banorët vendorë, së bashku me ata, për të evidentuar prerjet e pyjeve apo dhe dëmtime të tjera në fondin pyjor, gjueti të paligjëshme apo dëmtim tjetër të faunës. Të grupuara në pesë qëndra, do zhvillohen seminare tematike trajnimi me komisionerët e pyjeve,si do grumbullohet informacioni dhe realizohet monitorimi në terren.
Partnerë kryesorë në realizimin me sukses të projektit janë: Inspektoriati Rajonal i Mjedisit dhe Pyjeve, Administrata e Zonave të Mbrojtura, Strukturat e pyjeve në nivel Bashkie, Policia e shtetit me Tasc-forcën”Roja e Gjelbërt”; me të cilët do koordinohen veprimtaritë për të marrë masat e nevojshme ligjore dhe procedimin e dëmtueseve e kundravajtësve rast pas rasti. Në fshatra dhe Njesitë Administrative, do shpërndahen rreth dy mijë fletepalosje informative e ndërgjegjësuese ku janë të publikuar dhe të gjithë numrat e telefonit për konatakte me strukturat ligjëzbatuese në qarkun e Gjirokastrës. Në mjediset publike dhe rrugët auto do vendosen mbi 30 tabela ku do jenë të publikur numrat e telefonit për njoftim në cdo rast shkelje e kundravatje në pyje dhe gjueti. Shkeljet dhe konstatimet në moszbatimin e ligjeve të Moratorimeve, rastet e dëmtimit të pyjeve dhe fanuës së eger, të transportit dhe tregtimit të lëndës drusore pa leje, do bëhen të njohura me shkrim jo vetëm strukturave ligjëzbatuese por dhe publikut nëpërmjet mediave vendore dhe qëndrore me komunikata dhe kronika të ndryshme.

Situata e medias shqiptare-raporti i radios gjermane

Të jesh gazetar është një profesion i ëndërruar. Edhe në Shqipëri shumë vetë e kanë këtë ëndërr, por gazetarëve shqiptarë iu duhet të paguajnë për të një çmim shumë të lartë. Mbi fasadën shumëngjyrëshe mediatike shqiptare prej kohësh bie një hije e errët.
Bëhet fjalë për punësim masiv në të zezë, për vonesa të rrogave mujore, apo edhe mospagime të tyre, shkruan media gjermane Deutsche Welle në një artikull kushtuar problemeve të gazetarëve në Shqipëri. Një hije kjo që duhet t'i bënte gazetarët të ngriheshin në këmbë, të dilnin në greva, të lëviznin nga vendi kolltukët e pushtetit, deri sa të zgjidhej shqetësimi i tyre ekzistencial, marrja e rrogës në ditën e përcaktuar, pa asnjë vonesë.
Një zë që ngrihet kundër kësaj problematike, ai i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë është i vetmuar, pa një kor shoqërues. Kryetari i Unionit Aleksandër Çipa e përmend vonesën si gati një normalitet të mediave shqiptare. "Çdo vit e përjetojnë këtë rreth 90% e gazetarëve. Kjo vonesë kap 1-3 muaj. 75 e mediave e përsërisin këtë rregullisht. Ndërkohë që bosët e mediave nuk japin sqarime zyrtare për këtë, ata përpiqen të justifikohen verbalisht", thotë Çipa për Deutsche Welle-n.

Frika nga humbja e vendit të punës
Gazetarët shqiptarë durojnë për një arsye të thjeshtë - sa triviale aq edhe tronditëse për pavarësinë e gazetarisë shqiptare: Frika nga humbja e vendit të punës, e cila me sa duket është më e madhe se ngritja e zërit kundër bosëve të mediave. Rrallë zhvillohen protesta si ajo e televizionit A1 News, ku gazetarët e kameramanët lanë punën në shenjë proteste për të kërkuar disa rroga mujore. A1 News ndërkohë është mbyllur, çështja ka kaluar në gjykatë, por gazetarët si Alida Tota, dikur kryeredaktorja e A1 News, ende nuk i kanë parë paratë. "Çdo muaj niste presioni i pagave. Ne kemi mbijetuar falë familjeve tona. Të gjithë kolegët prindër më kuptojnë, se ç'dua të them."
Rroga si mjet presioni
Alida Tota e përjetoi personalisht, se si marrja e rrogës, që duhet të ishte akti më normal, është kthyer në një mjet presioni në median shqiptare. "Vetëm dy ose tri korporata mediatike paguajnë në orën dhe ditën e përcaktuar në kontratën e punës. Ndërsa të tjerët nuk respektojnë asnjë kontratë pune me gazetarët."
Të tjerët - janë bosët e mediave private shqiptare. Në Shqipëri ata me sa duket ndjehen aq të fuqishëm, sa mund të ushtrojnë presion ndaj punonjësve pa iu trembur aspak syri për ndonjë pasojë. Alida Tota kujton vonesat e qëllimshme që bënte administrata e televizionit A1 News dhe deklaratat e pronarit, që thoshte "se s'kishte lek, dhe se kush kërkonte rrogën mund të largohej nga puna."
I pyetur nga Deutsche Welle, pronari i A1 News paraqiti arsye private, të cilat nuk e lejonin të vazhdonte bisedën".
Arbitraritetin e pronarëve të mediave e konfirmon edhe kreu i departamentit të gazetarisë në Universitetin e Tiranës, Prof. Mark Marku. "Një pronar mediash mund ta pushojë një gazetar nga puna dhe nuk ndodh asgjë. Vetë gazetarët shpesh nuk i kërkojnë të drejtat e tyre, sepse ndodhen në marrëdhënie pune gjysmë të rregullta ose plotësisht informale. Kjo i bën ata të varur, aq sa të mos munden dot të protestojnë."
Kontrata të njëanshme
Janë lënë gazetarët shqiptarë në mëshirë të fatit, që ka pamjen e pronarit të medias private? Nuk veprojnë dot ligjet apo institucionet për të mbrojtur median, atë që njihet si "pushteti i katërt", apo një gazetari e pavarur nuk i intereson realisht kujt në Shqipëri, sepse sjell kokëçarje, aty ku nuk duhet të sjellë? Inspektoriati i Punës i përgjigjet kërkesës së Deutsche Welle-s lidhur me këtë shqetësim dhe thekson se ai trajton me përparësi e seriozitet çdo ankesë apo pretendim për punën që kanë gazetarët. "Zakonisht ankesat që bëhen iu referohen problemeve me mosdhënien e pagave në kohën e duhur, punësimin informal, si dhe ndërprerjen e parregullt të marrëdhënieve të punës."
Megjithatë problematika e mediave ende mbetet, sidomos punësimi informal, apo kontratat e bëra vetëm në favor të bosit të medias, por jo të gazetarit. Shqipëria nuk i praktikon kontratat kolektive në media, çdo kontratë gazetari bëhet me sa duket si kontratë individuale. Këtu sheh drejtuesi i Unionit Shqiptar të Gazetarëve, Aleksandër Çipa një grackë për gazetarët. "Këto kontrata janë shpesh të njëanshme, ato praktikisht imponohen. Vërtet ato mund të jenë edhe me shkrim, por ato janë të formuluara në mënyrë të tillë, që shpesh nuk kanë vlerë juridike. Bosët e mediave në shumë raste nuk u japin gazetarëve një kopje të kontratës."
Liri në kushtet e vonesës së pagave?
Si mund të jenë të lirë gazetarët shqiptarë të kryejnë në këto kushte misionin me paanshmëri e pavarësi gazetareske? Aleksandër Çipa sheh këtu rrezikun më të madh për lirinë e medias. "Kjo ka vlerën e pengmarrjes së gazetarisë. Nëse sot nuk flasim për integritet dhe gazetarë të pavarur, atëherë të gjitha këta faktorë luajnë rol. Kjo e ka rrëzuar besueshmërinë e medias." Pas përvojës me botën e mediave në Shqipëri, edhe Alida Tota thotë se ka arritur në përfundimin që praktika e vonesave të pagave është "normë skllavërimi në median shqiptare." Ajo rrëfen se "në ditën e rrogave ne përsërisnim në kor.
Në Shqipëri duhet të jesh vajzë apo djalë mbreti që të bëhesh gazetar."
Por për shkak se vajzat e djemtë e rinj gazetarë shqiptarë nuk janë as vajza e as djem mbreti, duhet një sindikatë sipas modelit europian që të mbrojë dinjitetin e tyre. Përpjekjet e disa organizatave aktuale të gazetarëve kundër punësimit informal dhe trajtimit jo dinjitoz të gazetarëve nga ana e pronarëve të mediave nuk kanë pasur suksesin e duhur.
Lidhja me pushtetin
Duket se bosët shqiptarë të medias sillen si zotër të paprekshëm. Por çfarë u jep atyre kaq siguri, mos fshihet pas tyre një dorë mbrojtëse e padukshme, që vepron sipas parimit - njëra dorë lan tjetrën, të dyja, jo vetëm na lajnë fytyrën mirë, por na ndihmojnë ta ruajmë atë - pra për të mos e humbur pushtetin.
Prej vitesh flitet për fijet e përziera keq të politikës me pronarët e mediave në Shqipëri. Shumë gazetarë e kritikojnë këtë flirtim. Publicisti i njohur Fatos Lubonja flet madje së fundmi për një "putinizim të medias shqiptare". Shumë media kanë falimentuar, thotë ai, "po mbijetojnë vetëm ato media që kanë lidhje me pushtetin politik. Gazetarët, të cilët Lubonja dikur i kishte ndarë në gazetarë dy-llogoresh, tani thotë se kanë mbetur vetëm në një llogore, tek ajo e partisë në pushtet. "Gazetarët nuk e hapin gojën, sepse janë nën kërcënimin e bukës së gojës."
27 vite vetmie i kanë shoqëruar gazetarët shqiptarë - që nga rënia e diktaturës përgjatë tranzicionit, në një vend si Shqipëria, ku e drejta blihet dhe gazetaria nuk e çan dot bllokun e bosëve të medias të lidhur me politikën. Por vetmia do të vazhdojë, nëse ata nuk solidarizohen fort me njëri-tjetrin për të kërkuar të drejtat e tyre.
Kryeredaktori i Televizonit Online "Tema", Zamir Alushi shikon në këtë mungesë solidariteti të gazetarëve një nga arsyet e gjendjes aktuale të gazetarëve shqiptarë, me vonesa në paga dhe informalitet. "Nuk ka pasur asnjë grevë për këtë. Dihet që pronarët e mediave shpesh janë zgjatime të politikës, prandaj ne duhet të luftojmë vetë për të drejtat tona, të organizohemi, të rrisim presionin." Por nëse ky presion do të rritet ndonjëherë aq në Shqipëri sa të sjellë me këmbë në tokë, apo me këmbë në gjykatë ata pronarë të mediave private shqiptare që shkelin ligjin, - kjo është më se e pasigurtë.

Doktoret Stroka sjellin trajtesen : KUJDESI PËR TË OPERUARIT


Ndërhyrja kirurgjike në organizmin e njeriut është një tronditje fizike dhe shpirtërore. Për të patur një përfundim të suksesshëm është e nevojshme që të sëmurit ti amortizohet sa më shumë kjo tronditje. Shikimi , fjala, dieta dhe vënia e trupit në lëvizje janë elementë përcaktues të ecurisë së shëndetit krahas teknikës së përdorur me mjeshtëri dhe mjekimit me barna.
Shikimi ka forcë magjike kurative kur rrezaton ndjenja shpirtërore të cilat burojnë nga njohja e problemit.
Fjala e lehtëson ose e rëndon sëmundjen në vartësi të përdorimit të saj. Kur mungon njohja e plotë e problemit që do të zgjidhë ndërhyrja kirurgjike është mirë që ajo tja lërë vendin shikimit të qetë dashamirës dhe vetëm kaq.
Dieta dhe stërvitja të përshtatura me gjendjen fizike të pacientit janë përcaktuese të suksesit pasi lejojnë përtëritjen e shpejtë dhe parandalimin e ndërlikimeve të mundëshme. 
Pozicioni i vuajtësit dhe lëvizjet e gjymtyrëve për të siguruar qarkullimin sa më të mirë të gjakut dhe ajrosjen sa më të plotë të mushkërive janë detyrë kryesore e kujdestarit të vuajtësit. Në vartësi të këtij shërbimi bashkëpunues varet parandalimi i infeksioneve, mpiksjes së gjakut(trombozave) dhe të papriturave të tjera.
Hapi i parë(kujdesi pas daljes nga salla e operacionit):
Pas daljes nga operacioni pacienti mbahet ne pozicion shtrire per te ushqyer sa me mirë trurin dhe zemren me gjak.
Mbahet në mbikqyrje për të shmangur mbytjen me të vjella të mundëshme.
Ushqyerja bëhet me serume të thjeshta ose speciale 3 ditët e para ose dhe më gjatë sipas rastit.
Hapi i dytë(Kujdei pas shkarkimit të gazrave nga zorra e trashë):
Lëshimi I gazrave nga zorra e trashë ose” krisma e fitores” paralajmëron “zgjimin” e tubit tretës. Zgjatja në kohë e “përgjumjes” ose e paralizës së zorrëve mbart mjaft rreziqe në vetvete si infeksion, mospërtëritje e plagës etj.
Në këtë stad nis dhënia e ushqimit nga goja. Fillimisht jepet caj mali ose trëndafilit të egër të ëmbëlsuar (në 500 ml çaj shtohet 1 lugë gjelle sheqer) në sasinë 1-3 lugë gjelle, duke pritur reagimet për 2 orë. Kur ecuria është e kënaqëshme, pas 2 orëve jepet 1 filxhan kafeje me këtë çaj. Kur gazërat vazhdojnë të dalin nga zorra e trashë herë pas here dhe nuk ka tendencë për të vjella pas 2 orëve, jepet 100 ml çaj. Pas 3 orëve jepet 100 ml kos i freskët lope ose dhie. Kur ecuria është normale jepet në mënyrë të alteruar cdo 3 orë një herë çaj dhe një herë kos. Kosi ëmbëlsohet po në të njëjtën përqindje si edhe çaji pas radhës së parë. Kështu vazhdohet derisa fillon të kryhet jashtëqitja e parë.
Plotësimi i nevojës për lëngje bëhet me serume përmes damarëve. Sasia llogaritet në vartësi të humbjeve përmes lëkurës, frymëmarrjes, urinës dhe kullimit të plagëve. Gjuha është treguesi mëi mirë i nevojave. Tharja e saj dhe etja dëshmojnë difiçit të lëngjeve në organizëm.
Hapi i tretë(pas fillimit të jashtëqitjes):
Fillon ushqyerja çdo 4 orë. Kosi, supa e orizit dhe çaji me djathë të alteruara vazhdojnë për aq ditë sa dy fazat e para sëbashku. Gjatë kësaj faze mund të përdoret tuli i bukës duke bërë përshesh në raport 4 (pjesë çaj ose kos) me 1(pjesë tul buke).
Hapi i katërt (ushqyerja në vazhdimësi):
Më tej ushqyerja përshtatet gradualisht drejt normalitetit. Dieta laktovegjetariane duke shmangur ushqimin e thatë është garanci për fitore të plotë pas tre betejave të mësipërme.
Këshillimi me mjekun dhe kontrolli I shpeshtë mundëson përshtatjen më të dobishme.
Dr. Afërdita Koka Stroka dhe Laver Stroka

28 January 2017

"Onufri" publikon shkrimin mbreselenes te Kadarese per ditelindjen e tij

Shtëpia Botuese Onufri
17 orë
SOT, DITËLINDJA E KADARESË
Ja si e përshkruan Kadare në librin “Ftesë në studio” këtë ditë:
Kur në letra të ndryshme (anketa, kërkesë për vizë etj.) shënoj datën e lindjes, 28 janar 1936, vetëtimthi më shkon nëpër mend fjala “e mërkurë”. Ti ke lindur të mërkurën, më thoshte shpesh im atë, thua se kjo kishte një rëndësi më vete. Kur ishte në qejf, çka ndodhte rrallë, shtonte se atë të mërkurë, usta Vasili, që e kishim fqinj dhe që na riparonte pullazin e pjesës perëndimore të shtëpisë, porsa e kishte lënë punën për të ngrënë drekë, dhe, ndërsa zbriste nga shkalla, e kishte uruar babanë: me një djalë!
Disa minuta më pas, në dhomën e dimrit, që ndodhej pikërisht në atë pjesë të shtëpisë, pullazi i së cilës riparohej, linda unë. Ndonëse nuk e shpjegonte, kuptohej që babai i jepte një kuptim të jashtëzakonshëm urimit të mjeshtrit, që ishte duke vendosur pllakat e gurta, krejt si një mburojë sipër meje, në kohën që unë vija në jetë.
Im atë ishte i gjatë, i drejtë, fliste pak dhe, përgjithësisht, rrinte i zymtë. Vjen i ftohtë, i thoshin gjyshes shoqet për të, dhe me bisht të syrit vështronin nga unë, thua se donin të kuptonin a do t’i ngjaja. Kishte punuar disa vjet në Afrikën Veriore dhe ishte ndoshta kjo arsyeja që më kishte thënë disa herë se viset më të bukura në botë duhej të ishin vendet skandinave. Nuk kishte qenë kurrë atje, por i lodhur, siç duket, nga zhegu i shkretëtirës, nuk ëndërronte veç vise të ftohta. Kishte qenë, ndoshta, kjo arsyeja që pas kthimit nga Afrika kishte pranuar të punonte vite me radhë si ftues gjyqi në Alpet e Shqipërisë Veriore.
Gjyshin nuk e mbante mend askush në Gjirokastër. Kishte vdekur fare i ri, njëzet e pesë ose njëzet e tetë vjeç, fill pas martesës dhe pas mbarimit të studimeve të larta në Stamboll. Atje dhe u varros, pa u kthyer dot në qytetin e lindjes. Në shtëpinë tonë flitej përherë për një kësoll të madh në Stamboll, kësollin e gjyshit, dhe qysh herët në ndërgjegjen time fjala “Stamboll” shoqërohej gjithmo-në nga një ceremoni funebre.
Ndryshe nga gjyshi, që i ngjasonte një fantazme, stërgjyshi kishte qenë për mua më i prekshëm. Kur në moshën dymbëdhjetëvjeçare botova vjershat e para, nisa të dëgjoj përherë e më shpesh komentet e shoqeve të gjyshes: do të bëhet i dëgjuar si Ismail Kadareja. Kështu quhej stërgjyshi im, i cili paskësh qenë i dëgjuar në Gjirokastër për... kalcunjat (lloj çorapesh) e bukura që mbante. Me fjalë të tjera, për ndjekjen e modës. Paskëshin qenë kaq të bukura kalcunjat e tij, saqë në një këngë të njohur gjirokastrite, ku këngëtari rendiste gjërat që mund ta bënin të lumtur një njeri, krahas “sarajeve të vezirit”, “kopshtit të Çelo Kailit”, “nuseve të Dane Bakirit” dhe “zërit të bilbilit”, ishin dhe “kalcunjat e Ismailit”.
Kështu që më pëlqente ose jo, ideja e famës iu shfaq së pari ndërgjegjes sime në formë çorapesh të bukura. Në vitet studenteske, sidomos në ato të Moskës, kur pasioni për letërsinë m’u zbeh ca kohë, për shkak të ndjekjes së modës, disa herë më janë kujtuar, bashkë me fjalët: “ka për t’u bërë i dëgjuar si Ismail Kadareja”, kalcunjat e stërgjyshit. Me sa dukej, fama u mëdysh në fisin tonë midis sqimës në të veshur dhe letrave, dhe turbullira ime moskovite s’qe veç një shenjë e fundit që më dërgonte im stërgjysh për të më mbushur mendjen se lavdia më e sigurt ishte ajo e tij.
Në “Kronikë në gur” e kam përshkruar hollësisht shtëpinë e lindjes ose, më saktë, pjesën e saj veriore ku ne banonim. Hynte në ato lloj shtëpish të Gjirokastrës që, ashtu si njeriu, që një pjesë të trupit e ka të gjymtë, edhe ato, një pjesë e kishin të rrëzuar. Kjo ishte ana jugore e saj. Kështu e mbaja mend gjithmonë: ca mure mbi një urë që shërbente si kalim për në lagjen e të krishterëve, pastaj vinte një pjesë e braktisur, ngaqë s’qe e sigurt për të jetuar, pastaj pjesa ku banonte një tjetër Kadare dhe, së fundi, ana jonë.
Kur isha i vogël më dukej e natyrshme që shtëpitë të nisnin kështu: nga ca mbeturina muresh, me ca shkurre mbi to, me fjalë të tjera, nga hiçi. Pastaj dalëngadalë muret ngrinin kokën, gjithçka mblidhej e tendosej gjer te pjesa e braktisur, por që ende ishte e frikshme. Më tutje niste shtëpia e vërtetë, që sa vinte forcohej e përkryhej, gjersa mbërrinte në skajin tonë verior. Isha i bindur se ajo qe pjesa më e përsosur e krejt ngrehinës, jo vetëm se ishte më larg rrezikut, dhe jo aq për dhomat plot dritë të katit të tretë, sesa për pjesën nëntokësore të saj. Ajo ishte, në të vërtetë, krenaria ime, tmerri dhe gëzimi im.
Përbëhej nga dy kubé që lidheshin me njëra-tjetrën, e madhja dhe e vogla, por që në ndërgjegjen time shtresoheshin si “zonja e madhe” dhe “zonja e vogël”. Por kurora e pjesës nëntokësore ishte sterna e madhe e ujit: Hadesi i shtëpisë sonë.
Kur kam thënë andej-këndej se dy kubetë dhe sidomos sterna e ujit, më shumë ndoshta se biblioteka e qytetit, më kanë pjellë mua si shkrimtar, kjo, edhe duke mos qenë krejt e saktë, ka një të vërtetë të madhe.
Që nga humbella ku ishte, sterna e trazonte përfytyrimin tim më fort se gjërat e dukshme. Kjo vinte ndoshta ngaqë ajo, ndonëse e zhytur në nëntokë, jepte e merrte me qiellin më shumë se gjithçka tjetër. Ajo mbushej nga shiu, pra nga qielli, kështu që qysh herët ajo i dha trurit tim një përmasë trizonëshe të botës: qiellin, nëntokën dhe ndërprerjen e herëpashershme midis tyre. Kjo ndërprerje ndodhte te qyngji bashkues, të cilin, në raste shirash të mëdha, babai e shkëpuste, për të shmangur mbimbushjen e sternës.
Soditja e ujit mbi çatinë e çmendur e të pjerrët përpara se të mbyllej në atë burg, dëgjimi i zhurmës së tij, vetëtimat që e braktisnin, në prag të fatkeqësisë, shfytyrimi i tij atje thellë, gjëmimi i mbytur, përpjekja për të shpërthyer sternën, së fundi, dalja si prej burgut, por i skllavëruar tashmë, i vënë në kova për të larë në mënyrë të turpshme dyshemetë dhe enët, të gjitha këto jepnin në mendjen time në një pikëshikim, si të thuash ujor (çka pritej prej një të linduri nën shenjën e Akuariumit), një pjesë të dramës së njerëzimit.
Nganjëherë, kur me anë të një pasqyre të vogël i dërgoja pakëz dritë, për të zbuluar diçka nga misteri i saj, s’bëja gjë tjetër veç:
I jepja qiell, merrja prej saj skëterrë.
Por ndoshta më shumë se ajo për qiellin tim, isha unë që kisha nevojë për ferrin e saj.
Ndonëse kur isha i vogël rrënimi në pjesën jugore të shtëpisë më dukej aq larg, me kalimin e viteve, ai iu afrua pjesës sonë.
Tani shtëpia është ende në këmbë, por e dëmtuar. Duke qenë qytet-muze, me dhjetëra janë ngrehinat që riparohen çdo vit. Ato janë banesa karakteristike ose shtëpi ku kanë banuar njerëz të shquar të qytetit: dijetarë, dëshmorë ose funksionarë të rëndësishëm në shërbim të shtetit. Për të penguar rrënimin, në kërkim të një përligjjeje, kam menduar të përdor emrin e emnakut tim të largët, stërgjyshit. E kam ende në shtëpi një kërkesë për Komitetin Ekzekutiv të Qytetit, ku shkruaj se “meqenëse stërgjyshi im, Ismail Kadare, është i përmendur në baladat popullore si një njeri që vishej me shije sipas traditës, duke dëshmuar kështu kulturën e lashtë të kombit tonë, autoktoninë e shqiptarëve si pasardhës të ilirëve etj., etj., ndoshta shihet e arsyeshme prej jush që shtëpia e Kadarenjve, një nga më të vjetrat e qytetit, të hyjë në numrin e ngrehinave që mirëmbahen nga shteti”.
Nuk e dërgova kërkesën, jo se doja të shmangia një konkurrim të ri midis meje dhe sqimatarit, stërgjyshit tim, konkurrim për të cilin isha i sigurt se ai do ta fitonte, por ngaqë më dukej se kujtimi i tij do të fyhej, kur të çmohej prej burokratësh që s’dinin, veç të tjerash, as të visheshin.
Me idenë e vdekjes njeriu njihej herët në Gjirokastër, për shkak të zive të gjata që mbaheshin. Pothuajse çdo shtëpi kishte orën e vajit, kur kujtoheshin të ikurit.
Ngjyra e zezë dhe lulet e kanë shoqëruar këtë ide në mendjen time qysh në kohën që kuptova se njerëzit në këtë botë ishin të përkohshëm. Por lulet, ndonëse qenë të rralla në këtë qytet, qenë zotëruese kur flitej për vdekjen. Kjo vinte, me sa dukej, ngaqë varreza e qytetit thirrej “Vasilikua”, për shkak të borzilokut. Eh, siç duket, jam nisur për Vasilikua, thoshin plakat midis dy psherëti-mave. Kur të vete në Vasilikua. Mos u mërzit, se do vete në Vasili-kua. Do të shihemi në Vasilikua. Ishin fraza aq të zakonshme në jetën e përditshme, saqë, në fëmininë e hershme unë kujtoja se një pjesë e njerëzve shkonin vetë atje, me këmbët e tyre dhe pastaj se si ndodhte që mbeteshin midis luleve e s’ktheheshin më. Më pas kuptova se, ndonëse ashtu thoshin, askush nuk shkonte me këmbët e veta, por i çonin të tjerët.
Nganjëherë, në arkivol u vinin edhe dylbitë, dhe mua më dukej se që nga varret ata vështronin tani me dylbi qytetin, ashtu si të gjallët vështronin varrezën. Nganjëherë, kur në hapësirë kishte farfurima drite, më dukej se ato përthyerje s’ishin veç kryqëzimet e vështrimeve të të dyja palëve.
Kur isha katërmbëdhjetë-pesëmbëdhjetë vjeç, më dukej mosha mbi njëzet vjeç tepër e mërzitshme. Vetë fjala “njëzet” më ngjante se ishte ngjizur me mërzi dhe fillim pleqërie.
Kur isha njëzet e dy-njëzet e katër vjeç, ndonëse shqyhesha gazit me marrëzinë e parë, isha i bindur se, sidoqoftë, koha më e mirë për një shkrimtar për të vdekur ishte aty nga tridhjetë e një-tridhjetë e dy vjeç. Kur e mbërrita këtë kohë, ideja ime për moshën pësoi një trandje njëherë e përgjithmonë.
Ishte pak a shumë në atë kohë që e ndjeva së pari se shkrimtari ka dy jetë krijuese, një të gjatë e monotone e një tjetër të shkurtër si shkreptima. Që shkrimtari është, gjithashtu, dymoshës (mosha fizike e tij dhe mosha e famës ose, së paku, e kujtimit të tij, qoftë edhe me një famë gjysmë të shuar), këtë e dija qyshkur. Ajo që zbulova ishte tjetër gjë dhe pikërisht që kjo dymoshësi ose, më saktë, mosha e tij e dytë, ajo e madhja, është dhe një nga shkaqet e keqkuptimeve midis shkrimtarit dhe kohës së vet.
Keqkuptimet janë të pashmangshme, po të kujtojmë se kur një njëzetvjeçar e ka vështirë të merret vesh me një tetëdhjetëvjeçar, si do ta ketë të lehtë të kuptohet me një tetëqindvjeçar (që është mosha mesatare për shkrimtarin e shquar) e aq më shumë me një dymijëvjeçar (moshë mesatare e të mëdhenjve)?
E keqja është se qysh se është gjallë (domethënë në moshën e tij të parë), shkrimtari e ndien moshën e dytë. Ai ndien peshën e saj, lumturinë, trishtimet dhe gjithçka tjetër të saj, që, duke qenë të përmasave të tjera, ngjajnë të mbikësojetshme.
Ai është dyzet vjeç, por një zë i brendshëm i thotë: në të vërtetë, ti je ende dy vjeç, kështu që sipas kalendarit tjetër, atij të dytit, ti ke ende një mijë e katërqind vjet për të jetuar. Por në moshën e dytë të shkrimtarit kalendari mund të ecë mbrapsht, domethënë shkrimtari, me kalimin e viteve, në vend të plaket, mund të rinohet edhe më.
Të gjitha këto sjellin në jetën e shkrimtarit një tjetër ajër e tjetër klimë nga të tjera zona. Që e gjithë kjo të shëmbëllehet me punët hyjnore, çka edhe shpesh është bërë, gjithashtu është e kuptueshme. Më shumë se një vetëmburrje e shkrimtarëve, ky hyjnizim i punës së tij ka ardhur nga vështirësia për të shpjeguar të fshehtën e dy kalendarëve.
Shkrimtari, do ose nuk do, është detyrimisht një tjetër. Shqisa e dëgjimit të tij ka tjetër ndërtim, kështu që kur ajo shqisë kap më mirë fëshfërimën e barit, sesa zhurmën e një lufte që ndodh pak më tej, nuk duhet qortuar para kohe. Pas një mijë vjetësh (e ai është gjithmonë i gjallë e përgjigjet për të), ajo fëshfërimë bari mund të jetë më e fuqishme, më e kuptimshme, dhe mund të ketë arsyen e të qenit më të fortë se katastrofa që ndodhi aty pranë.
E njëjta gjë mund të thuhet për sytë e shkrimtarit, që herë janë më tejshikues se thjerrëzat e Galileut e dallojnë tmerre e mrekullira, që asnjë sy njerëzor s’i ka parë, e herë janë më të verbër se vështrimi i rapsodëve. Por shpesh qëllon që njerëzit rrotull shkrimtarit nuk duan të dinë për këto. Ata nervozohen, përpiqen t’i mbushin mendjen shkrimtarit se ai është si ata, se ka të njëjtët veshë, të njëjtët sy e, pa dyshim, të njëjtin tru. Ti je si ne, ulërin turma, kot përpiqesh të hiqesh si fantazmë, ndaj eja midis nesh, ulu, përulu!
Por shkrimtari, pavarësisht nga nervozizmi i turmës, është i vetëdijshëm se i përket një tjetër race. Ndaj, me mospërfillje dëgjon thirrjet, zhurmën, kërkesat dhe marrëzinë e saj.
Të gjithë kërkojnë prej tij të pamundurën. Koha i parashtron kërkesat e saj. Kombi lyp tjetër gjë. Gjysma e kombit matanë kufijve, tjetër. Viti 1999, të tjera. E kështu me radhë: brezat pas vitit 2200, një luftë e mundimshme e ardhshme dhe fatale, një tërmet, një provë e fundit.
Ata ia kërkojnë të gjitha këto, duke i ofruar atij sharje ose kurorë, dëshirojnë ta bëjnë hero, martir, skllav ose president të shtetit. Dhe kur ai bën “jo” me kokë, zemërohen më keq.
Është shumë i lodhur për t’u shpjeguar se për një njëmijepesë-qindvjeçar të gjitha këto janë qesharake. T’u shpjegojë se barra e letërsisë ka qenë tepër e rëndë dhe plotësisht e mjaftë për ta kërrusur përgjithmonë. T’u thotë se shi për këtë e për asgjë tjetër kishte ardhur në këtë botë: të ruante tempullin.
Ndaj për atë tempull ai është gati të mos i bindet askujt.
Zhurmës së tyre së shumti nuk i përgjigjet, por kur qëllon që ata kapërcejnë çdo kufi, si murgjit e dikurshëm që përballë sulmit të satanait nxirrnin kryqin, ai nxjerr kalendarin e tij të dytë.
Në kalendarin e dytë ka tjetër qiell dhe të tjera stinë. Edhe brenga dhe lodhja, atje janë të tjetër përmase. Ndërrohet ujët në det e ti duhet të jesh po ai. Ndryshken thonjtë e tigrave, verbohen shqiponjat, dhe ti prapë je po ai. Një mërzi prej Agasferi të kap dhe ndoshta vjen një ditë që edhe ti si ai t’i lutesh Zotit të të japë pushimin. E nëse mëkati i të shkruarit gjykohet më i madh se ai i Agasferit, prapëseprapë edhe për të do të ketë një afat, sepse edhe ti, si gjithë bota, ke nevojë një ditë të pushosh...
Vizita në studio është në fundin e saj. I zoti i shtëpisë donte të tregonte, midis të tjerash, një copë hekur që gjendej midis rrangallave të tjera në bodrumin më të thellë të shtëpisë së lindjes, atë që quhej “hapsanë”. Thuhej se ajo masë hekuri në formë gjyleje kishte rënë nga qielli.
E ka kërkuar më pas dhe nuk e ka gjetur, madje do të besonte se ishte krijim i fantazisë së tij, nga ato lindje paradoksale që ndodhin sipas kalendarit të dytë. Mirëpo të gjithë njerëzit e shtëpisë dëshmonin se e kishin parë atë hekur.
Mendja atëherë i ka shkuar se mos ndoshta kjo ka qenë pjellë e përbashkët e fantazisë së fisit, qysh se njohja (fama) dërgoi shenjat e saj të para në këtë shtëpi, s’kishte rëndësi nëse ishin në formë çorapesh të bukura ose librash, që njëfarë Ismail Kadare do t’i vishte në vitin 1890, ose do t’i shkruante më 1990-n.
Kështu, pra, vizita në studio, e cila mund të quhej edhe ftesë në një seancë kryqëzimi, po merr fund. I zoti i studios beson se ka folur mjaft, por, me sa duket, jo aq sa muza ta ndëshkonte duke ia marrë gojën, siç bëri zana me malësorin e dikurshëm. Kjo do të thotë se nuk e ka shkelur paktin dhe se të fshehtat e thella, të fshehtat e tij të thella me të, nuk i ka zbuluar.
Ndoshta vizitorët mund të jenë jo fort të kënaqur. Kureshtja e tyre ndoshta mund të mos jetë plotësuar dhe, veç kësaj, në kokë mund të kenë një marramendje të lehtë, thua se në kafet e tyre është hedhur pak opium.
S’ka asgjë për t’u çuditur, sepse çdo gjë mund të ndodhë në studion e shkrimtarit.
Tiranë, pranverë 1990
(Marrë nga libri i Kadaresë “Ftesë në studio”, Onufri, Tiranë, 2000)
Edhe njëqind, mjeshtër! Urojmë që këtë vit ta sjellësh Nobelin në Shqipëri!

26 January 2017

Ish Kryebashkiaku Asllani publikon gjirokastritet e Amerikes

Shoqata Vatra - Dega Biddeford 1918.
Atdhetaret tane ne Amerike!
Punonjes kryesisht te fabrikes se tekstileve te ketij qyteti.
Me poshte rendisim emrat e shqiptareve ne Biddeford qe kane dhene per Nenen! Emrat e personave ne foto mendohet te jene ne listen e meposhtme:
Stathi Suli $ 25
Thanas Idrizi $ 25
Shemo Mydin Meshitska $ 25
Sokrat Shkodra $ 20
Mynyr Babani $ 20
Andon Adham $ 30
Nazif Alizoti Gjinokastra $ 20
Dr. Stathi Kondi 1unazë + $ 10
Stefan Lesho $ 15
Isuf Maman Gjinokastra $ 20
Halit Gusmari $ 10
Sali Abas Shiani $ 10
Kasem Agalli $ 10
Vebi Malile Gjinokastra $ 10
Lytfi Hassan Gjinokastra $ 15
Elmas Riza Gjinokastra $ 10
Qazim Beqir Gjinokastra $ 10
Omar Baboçi Gjinokastra $ 10
Qamil Kamber Çorroguni $ 5
Dervish Muhamet Gjinokastra $ 5
Hamit Baboçi Gjinokastra $ 10
Sami Gozhita Gjinokastra $ 7
Qenan Duro Panariti $ 10
Hasim Panariti $ 10
Ibrush Mehmet Panariti $ 5
Riza Teme Panariti $ 15
Etem Tafil Mishicka $ 10
Shahin A. Selenitsa $ 10
Riza Abas Mishitcka $ 10
Hodo Mestan Selenitsa $ 10
Themistokli Rutsi $ 10
Daman Çaush Selenitsa $ 10
Ryshit Çaush Selenitsa $ 10
Islam Hasan Gjinokastra $ 10
Nail Banush Përmeti $ 5
Vait Bakush Përmeti $ 5
Dalan Bijo Gjinokastra $ 3
Daver Bijo Gjinokastra $ 3
Ismail Mevlan Gjinokastra $ 10
Bektash Ymer Gjinokastra $ 10
Xhafer Asllan Panariti $ 5
Bajram Vait Sporea $ 12
Latif Mevlan Gjinokastra $ 10
Resmi Meni Gjinokastra $ 3
Haxhi Mani Gjinokastra $ 2
Hajdar Mevlan Gjinokastra $ 10
Daman Xhemal Përmeti $ 5
Thanas Elia $ 15
Hasan Iljas $ 5
Xhemal Hassim Gjinokastra $ 10
Çufe Baboçi Gjinokastra $ 5
Ferat Baboçi Gjinokastra $ 3
Tasim Muço Gjinokastra $ 2
Lutfi Shahin Shtylla $ 5
Nevzat Shehu Gjinokastra $ 7
Bajram Brahim Përmeti $ 5
Adem Nexhip Gjinokastra $ 5
Hamza Gani Përmeti $ 5
Isuf Asqeri Gjinokastra $ 5
Ismail H. Starovetska $ 10
Sadush Tahir Selenitsa $ 5
Bajram Hajdar Panariti $ 10
Mahmut Baboçi Gjinokastra $ 5
Idris Qerim Gjinokastra $ 10
Abas Jaup Panariti $ 5
Halit Meni Gjinokastra $ 5
Muharem Baboçi Gjinokastra $ 2
Njazi Çyçi Libohova $ 10
Metat Feim $ 5
Ahmet Shaqir Kuçi $ 10
Zenel Ali Piluri $ 10
Sefer Zylal Panariti $ 10
Xhemal Oran Panariti $ 5
Deme Muke Panariti $ 5
Xhelo Sherif Panariti $ 5
Brahim Zenel $ 4
Kaso Beqir $ 10
Muharem M. Kalivaçi $ 5
Nuredin Elmas Panariti $ 10
Kamber Rakip Panariti $ 5
Haki Shtino Gjinokastra $ 10
Sali Mulla Gjinokastra $ 5
Hajri Veli Gjinokastra $ 10
Xhelal Ajas $ 10
Qazim Hashorva Gjinokastra $ 5
Safet Xhemal Përmeti $ 1
Karafil Shaban Përmeti $ 10
Hajdar Maman Gjinokastra $ 2
Bastri Maman Gjinokastra $ 7
Emin Rushan Backa $ 10
Meleq Seit Backa $ 5
Jonus Seran Panariti $ 10
Kaçi Latif Panariti $ 10
Hassan Jaup Panatiti $ 10
Kadri Hoxha Gjinokastra $ 2
Refat Tair Panariti $ 10
Liço Rahman Panariti $ 12.50
Kosta Qirjako Mitchel 1 orë+ $ 12
Hajdar Hajrulla Leskoviqi $ 5
Hassan Seit Panariti $ 10
Sabri Frashëri $ 10
Haxhi Baboçi Gjinokastra $ 3
Lyfto Sharra Gjinokastra $ 3
Yzeir Musta Gjinokastra $ 2
Faslli Teme Panariti $ 10
Abedin Hassan $ 10
Ismail Shahin Braçani $ 5
Ismail Votsa Ginokastra $ 10
Riza Gallanxhi Gjinokastra $ 2
Banush Feta Përmeti $ 10
Dervish Gozhita Gjinokastra $ 1
Halil Hoxha Gjinokastra $ 10
Raship Hoxha Gjinokastra $ 15
Daver Hashova Gjinokastra $ 10
Rakip Idris Gjinokastra $ 5
Stathi Puleshi $ 10
Qenan Ibrahim Helmësi $ 10
Sokrat Nashi $ 10
Andon Rako $ 10
Selami Maman Gjinokastra $ 15
Abdulla Ahmet Përmeti $ 10
Rahmi Bajram Përmeti $ 5
Myrto Rushit Matohasanaj $ 5
Janaq Bulio $ 10
Bajram Seit $ 2
Shahin Çobo $ 1
Muharem Ali $ 1
Bektash Hamit $ 2
Bajazit Shahin $ 5
Kasem Tosun $ 5
Koçi Sadik $ 2
Nail Rustem $ 2
Myrteza Zenel $ 2
Shaban Tafil $ 2
Zyfer Dajlan $ 1
Abdul Alim $ 2
Refat Muke Potomi $ 5
Ramadan Xhelo Qesaraka $ 5
Ismail Daut $ 2
Sokrta Kostandin $ 2
Abdulla Maksut $ 6
Istref Beqir Eçmeniku $ 10
Zenel Hysen Piluri $ 5
Adil Shaban Piluri $ 10
Qerim Hysen Babani $ 5
Besim Ahmet $ 1
Faik Mustafa Dobrani $ 5
Asim Mustafa Dobrani $ 5
Hanedi Zeko Gjinokastra $ 4
Levzat Hoxha Gjinokastra $ 5
Emin Sali Suli $ 2
Fejzo Meçan Libohova $ 2
Alush Ismail Selenitsa $ 5
Ali Mestan $ 5
Çerçiz Osman Miçani $ 5
Foni Nikolla $ 10
George Kristo $ 5
Abdurahman Ajdin $ 5
Rakip Ali Panariti $ 5
Bajram Veliko $ 1
Tsane Laska Dhëmblani $ 3
Muhamet Nuredin Frashëri $ 5
Sheme Hamit Kaltani $ 5
Etem Banush Millasi $ 5
Vangjel Spiro $ 10
Riza Mehmet Përmeti $ 10

17 January 2017

Shqiperia pa arme,fushata nis ne Gjirokaster

Pyetje: Zoti Ministër, përse kjo nisje nga Asim Zenel, në lidhje me mbledhjen e armëve?
Ministri Tahiri: Tani unë dua të falënderoj të gjithë banorët. I janë përgjigjur në mënyrë shembullore thirrjes sonë për të dorëzuar armët. Kemi miratuar amnistinë në Parlament. Ndaj nga këtu, nga njësia e Antigonesë, u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve në gjithë Republikën e Shqipërisë të dorëzojnë armët.
Ne kemi detyrimin të shërojmë një sëmundje të cilën Shqipëria e ka në kurriz nga viti 1997. Ne kemi detyrimin të punojmë sot që të garantojmë një të ardhme më të mirë për ne dhe fëmijët tanë.
Dhe unë jam shumë i sigurt që të tre zotërinjtë këtu që dorëzuan armët sot, u kanë dhënë një mesazh shumë të mirë të gjithë qytetarëve shqiptarë në mbarë vendin. Por mbi të gjitha, kanë hedhur një hap jo të vogël për të garantuar që fëmijët e tyre dhe fëmijët në gjithë këtë zonë të kenë një të ardhme më të mirë.
Armët janë premisa më e madhe për të pasur më shumë pasiguri. Vetëm vitin e kaluar, pjesa dërrmuese e konflikteve që kemi pasur kanë qenë për motive të dobëta, pra dy qytetarë që në gjaknxehtësi e sipër kanë përdorur armët. Kjo është e patolerueshme dhe e palejueshme në Shqipërinë që duam.
Ndaj unë dua t’i falënderoj dhe një herë. Dhe të jap nga këtu mesazhin për çdo qytetar që e ka armën në shtëpi dhe e mban kot: Dorëzoje! Policia është në shërbimin e çdo qytetari për të garantuar që armët të dorëzohen dhe që të ndërtojmë bashkë qytete dhe komunitete të sigurta, pa armë. Na duhet një Shqipëri pa armë.
Na duhet një Shqipëri e kulturës, e librave, e sportit, por nuk na duhet një Shqipëri me armë. Ka 20 vite, që nga viti 1997, që Shqipëria e ka këtë problem me armët e paligjshme që gjenden në duar të qytetarëve. Sot, ato (armët) duhet të jenë pjesë e një problemi që duhet ta lëmë pas, duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin.
Ndaj dorëzimi vullnetar i armëve është rruga e duhur për të ndërtuar Shqipërinë që duam. Dua t’i falënderoj edhe një herë zotërinjtë që dorëzuan vullnetarisht armët. Ky do jetë një aksion në të gjithë Shqipërinë. Policia do të trokasë derë më derë në të gjithë Shqipërinë për të ftuar qytetarët të dorëzojnë armët.
Sot sipas ligjit që kemi miratuar, kush dorëzon armët nuk dënohet. I falënderojmë të gjithë ata që e kanë çuar ndër mend se mbajtja e armës në shtëpi është një e keqe për të cilën duhet të marrim masa të gjithë. Arma në shtëpi është një e keqe dhe një rrezik për familjen dhe publikun. Ndaj ejani t’i japim një zgjidhje të gjithë bashkë. Të dorëzojmë armët dhe të ndërtojmë një Shqipëri më të sigurt.
Pyetje: Zoti Tahiri, nisma që keni ndërmarrë ka dhe një afat të caktuar. Si do të veproni më pas, kur nuk do të ketë një afat?
Ministri Tahiri: Ejani të veprojmë, ejani të mendojmë si të bindim çdo qytetar që të mos mbajë armën në shtëpi dhe ta dorëzojë. Ka muaj kohë përpara për t’i bërë thirrje dhe për t’i ftuar qytetarët të dorëzojnë armët. Policia është në shërbim të qytetarëve, në shërbim të gjitha atyre që duan të dorëzojnë armën. Ndaj merrni në telefon Policinë. Njoftoni institucionet. Dhe ne jemi të gatshëm t’u gjendemi qytetarëve që duan vullnetarisht të dorëzojnë armët. Si ndodhi këtu, do të ndodhë në çdo cep të Shqipërisë, sepse ne jemi shumë të vendosur për të hequr përfundimisht armët nga duart e qytetarëve shqiptarë. Na duhet Shqipëria pa armë. Ndaj kemi miratuar ligjin. Ndaj nuk dënohet ai që dorëzon tani armën.
Ndaj i bëj thirrje qytetarëve që menjëherë të marrin në telefon Policinë dhe të dorëzojnë armët. Ky është një aksion që do të zhvillohet në të gjithë Shqipërinë. “Shqipëria pa armë” është objektivi ynë për vitin 2017 . Është një plagë 20 vjeçare, që nga viti 1997, që e trashëgojmë padrejtësisht. Është një plagë që sot kërcënon familjet, fëmijët dhe mbi të gjitha të ardhmen. Ndaj ejani t’i japim një zgjidhje përfundimtare. Dorëzimi vullnetar i armëve është prioriteti ynë për vitin 2017.
Faleminderit ju. I keni dhënë mesazhin më të mirë qytetarëve shqiptarë në të gjithë Shqipërinë: dorëzimi vullnetar i armëve të paligjshme.